E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetet demokrat vizitojne te plagosurit Rama nxitesi i dhunes

Foto grupi parlamentar Demokrat

Tirane 22 janar 2011 NOA- Nje grup deputetesh te mazhorances gjate dites se sotme kane vizituar te plagosurit ne Spitalin Ushtarak.

Aldo Bumci  Mesila Doda Gent Strazimiri dhe Fatos Hoxha vizituan anetaret e forcave te rendit te cilet u plagosen dje gjate protestes se opozites.

Deputetet e mazhorances vleresuan dhe shprehen mirenjohje te thelle per qendrimin e forcave te rendit ne mbrojtje te institucioneve dhe rendit kushtetues.

Ne emer te grupit te mazhorances deputeti Aldo Bumci u shpreh se Erdhem per te vizituar punonjesit e policise te cilet jane plagosur nga dhuna e frymezuar dhe e nxitur nga kryetari i PS Edi Rama. Deshirojme te shprehim mirenjohje respekt dhe vleresimin punonjesve te policise per qendrimin e tyre per vlerat dhe profesionalizmin qe treguan.

Duke vijuar me tej Bumci theksoi se policet  ishin dje qytetaret e pare te vendit.

Te gjithe qytetaret e Shqiperise pa dallim bindjesh politike nga Veriu ne Jug jane ndjere te sigurt ne shtepite e tyre per shkak te mbrojtjes nga ana e policise te institucioneve te vendit te rendit kushtetues lirive dhe te drejtave themelore te tyre u shpreh deputeti demokrat.

a.y/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›