E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi kerkon te rikthehet dialogu Rama-Berisha

Presidenti Topi gjate takimit me Ambasadorin e BE-se Etore Sekui

Tirane 22 janar 2011 NOA/ Ervin Tirana 8211 Rikthimi i dialogut respekti per institucionet e shtetit shprehja e maturise dhe e ekuilibrit eshte e nje rendesie jetike per te sotmen dhe te ardhmen euroatlantike te Shqiperise.

Ky eshte qendrimi qe del nga selia e Presidences. Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot pasdite tre takime te vecanta pune ne zyren e tij me Kreun e Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Tirane Etore Sekui me Ambasadoren e Mbreterise se Bashkuar Fiona Mekiluam dhe me Ambasadorin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes Aleksander Arvizu.
Presidenti tha se po ndjek ne vazhdimesi situaten e krijuar ne vend pas ngjarjeve tragjike ne Bulevardin Deshmoret e Kombit.

Ne takime ai theksoi rendesine e stabilizimit sa me shpejt te situates se rende dhe rikthimin e rendit publik si dhe rivendosjen e menjehershme te dialogut politik institucional.
Presidenti shprehu edhe nje here mesazhin drejtuar partive politike dhe cdo qytetari se ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues eshte jetike per fatet e demokracise dhe jeten e cdo individi te shoqerise sone.
Kreu i shtetit shqiptar ndau me ambasadoret e vendeve mike dhe aleate shqetesimin e thelle per gjendjen e krijuar e cila demton gjithashtu rende perspektiven evropiane dhe imazhin e Shqiperise duke theksuar se faktoret politike duhet te gjejne vullnetin politik per kapercimin e kesaj situate.
Bashkebiseduesit vleresuan se eshte i domosdoshem bashkepunimi mes institucioneve te zbatimit te ligjit per zhvillimin e nje hetimi sa me transparent profesional e te paanshem 8211 thuhet ne njoftimin zyrtar.

e.r/NOA

Lexoni gjithcka mbi ngjarjet e sotme

Ngjarjet hap pas hapi 1

Ngjarjet hap pas hapi 2

TagsBerisha dialog presidenti rama rikthim topi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›