Hysi Policia e Shtetit po shkel te drejtat e njeriut

Vasilika Hysi deputete e PS
Tirane 22 janar 2011 NOA- Deputetja socialiste Vasilika Hysi ka reaguar pasditen e sotme pas mungeses se informimit per personat e ndaluar dhe te arrestuar ne flagrance nga policia e shtetit.Gjate fjales se saj ajo u shpreh se Policia e Shtetit te respektoje te drejtat e shtetasve te ndaluar dhe te arrestuar dhe te ndaloje vazhdimin e cenimit te tyre. Qindra protestues paqesore jane ndaluar mbreme nga policia. Keto ndalime kane qene akti final pas hedhjes se gazit e ujit lotsjelles pas rrahjes se qindra femijeve grave e te moshuarve tinez teksa binte erresira aty mu ne mes te bulevardit qendror te Tiranes te cilet sic i pame me syte tane po largoheshin ne paqe ne perfundim te protestes.
Me tej Hysi tha se ne mesin e te ndaluarve eshte edhe nje nene e pese femijeve e cila femijen me te vogel e ka ne gji.
Duke iu kunderpergjigjur Kryeparlamentares Topalli ajo tha se Si mund te dale kjo zonje ende ne publik kur eshte po ajo qe per thuajse dy vjet rresht ka dhunuar ne menyre te vazhdueshme parlamentin shqiptar duke nxire me emrin e vet raportet e Komisionit Europian per Shqiperine. Per cfare dhune do te protestoje Jozefina e Saliu diten e merkure Per dhunen qe ekzekutoret e Saliut dhe Lulit ushtruan mbi shqiptaret e pafajshem vetem e vetem pse guxuan te protestonin ndaj ketij pushteti te vjedhur apo per dhunen e gardisteve qe me urdher po te Saliut e Lulit qe hapen zjarr duke vrare deri tani 3 shqiptare.
Ne mbyllje te fjales se saj Hysi tha se Policia e shtetit ka detyrim ligjor te informoje familjaret per personin e ndaluar ose te arrestuar ne flagrance akuzen dhe ne rastet e arrestit ne flagrance te njoftoje avokatet.
Hysi iu beri thirrje organizatave te te drejtave te njeriut vendase dhe te huaja Avokatit te Popullit te monitorojne keqtrajtimet e qytetareve ne protesta per lirite dhe te drejtat e njeriut te monitorojme respektimin e te drejtave te personave te arrestuar ne flagrance dhe trajtimin e tyre ne vendet e paraburgimit dhe ne komisariatet e policise dhe ti mundesojne familjareve gjetjen e te afermve te arrestuar.
a.y/NOA