Permbledhje- Bota i kundervihet dhunes

Nga demonstrata e dhunshme e opozites
Kerkohet qetesi dhe maturi 8211 Reagime nderkombetare pas ngjarjeve ne Tirane
Tirane 22 Janar 2011 8211 Ngjarjet e djeshme ne Tirane me pasoje humbjen e jeteve te tre personave dhe dhjetera te plagosurve kane shkaktuar reagimin e nderkombetareve. Edhe Berlini zyrtar ka reaguar.
Opinioni nderkombetar shprehet i shokuar per ngjarjet e djeshme ne Tirane dhe ben thirrje per qetesi e maturi. Ne nje deklarate per Deutsche Wellen zedhenesi i Ministrise se Jashtme gjermane tha se ne shprehim keqardhje per viktimat e djeshme ne Shqiperi. Ne ju bejme thirrje te gjitha paleve politike qe te evitojne eskalimin e metejshem te situates paralajmeron Berlini.
Edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes denuan dhunen ne kryeqytetin shqiptar. Zedhenesi i Departamentit Amerikan te Shtetit Philip Crowley tha para mediave se shprehim keqardhjen qe demonstrata ne Tirane nuk ishte paqesore dhe se thirrjet e meparshme per permbajtje nuk u degjuan. Shprehim gjithashtu keqardhje per jetet e humbura dhe dhjetera te plagosur ka thene zedhenesi amerikan. Perdorimi i retorikes provokuese dhe cdo lloj forme dhune nuk eshte ne te miren e popullit shqiptar. Ata meritojne dicka me te mire eshte shprehur Crowley.
Ngjarjet ne Tirane kane shokuar edhe Brukselin. Me nje deklarate te BE-se shprehet keqardhja per jetet e humbura dhe behet thirrje per maturi dhe qetesi. Shqiperia eshte nje vend demokratik dhe aspirante per ne Bashkimin Evropian. Prandaj riforcojme thirrjen tone per nje dialog konstruktiv dhe kompromis per te gjetur zgjidhje per problemet politike apelon BE.
Permes nje komunikate per shtyp edhe eurodeputetja Tanja Fajon ben thirrje per ndaljen e lendimit te njerezve te pafajshem dhe kerkon qe politikanet e pergjegjshem te fillojne te degjojne zerin e qytetareve te tyre. Fajon shprehet ne deklaraten e saj se qytetaret shqiptare kane vuajtur mjaft ne keto vite prandaj ata meritojne meritojne nje vend qe funksionon ne menyre te drejte e me ndershmeri ne paqe e stabilitet.
Nderkohe Amnesty International i ka bere thirrje autoriteteve shqiptare te hetojne rastet e vdekjes se tre personave gjate protestave antiqeveritare ne Tirane. Andrea Huber zevendesdrejtore e Amnesty International per Evropen dhe Azine eshte shprehur se policia ka te drejte te ruaje rendin dhe mbroje publikun por nuk duhet te perdore force ekscesive kunder atyre qe kane ushtruar te drejten e tyre per te protestuar.
Lexoni gjithcka mbi ngjarjet e sotme
Ngjarjet hap pas hapi 1
Ngjarjet hap pas hapi 2
Tagsbashkimi evropian demonstrata dhuna maturi protesta qetesi