E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët e PD: Rama ti përgjigjet akuzave për korrupsion

TIRANE- Akuzat e bëra së fundmi nga deputetja Albana Vokshi në drejtim të kreut të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama për korrupsion janë ndërmarrë sot edhe nga deputetët e tjerë demokratë, Eduart Halimi dhe Adriana Gjonaj. Fillimisht Halimi I kërkoi Ramës ti përgjigjet akuyave të bëra nga deputetja Vokshi, pasi dokumentat tregojnë qartë për fitime të majme të Ramës në krye të bashkisë.

“Kemi parë se vetëm nga një kontratë me 20%, me sekserin e tij përfiton vlerën prej 100 milion euro. Unë dhe qytetarët po presim cdo ditë që yoti Rama ti përgjigjet akuzave publike të bëra deri tani nga ndërtues të Tiranës. Deri tani ai vetëm ka heshtur. I kërkojmë mister 20%-ëshit të mos fshihet pas lepurit dhe i garantojmë se kjo situatë nuk do të tolerohet”,- u shpreh Halimi.

Më tej edhe deputetja Adriana Gjonaj ka kërkuar nga kreu i Bashkisë të bëjë deklarimin e pasurisë së partnerëve të tij gjatë këtyre viteve.

Në deklaratën e tij të pasurisë kryetari i pastreh i partisë, ky fakir fukara ka deklaruar se yotëron vetëm 3 mijë euro. Sot jam këtu para jush për ti bërë thirrje Edvin Ramës, të deklarojë pasuritë e të gjithë partnerëve të 12 viteve”, - theksoi Gjonaj.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›