E Diel, 1 Nëntor 2026

Jep dorëheqjen ambasadori i Kosovës në Shqipëri

PRISHTINë- Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Gazmend Pula ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra. Sipas njoftimeve zyrtare, shkak për dorëheqjen është bërë gjendja shëndetësore e diplomatit. Lajmi është bërë publik nga zyra e Presidencës së Kosovës, e cila informoi se ambasadori i Kosovës në Shqipëri i ka paraqitur Presidentit Fatmir Sejdiu, dorëheqjen nga detyra për shkaqe shëndetësore.

Burimet zyrtare thanë se Presidenti Sejdiu pranoi dorëheqjen e ambasadorit Gazmend Pula e më pas ka njoftuar edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme mbi këtë fakt.

Në mungesë të ambasadorit, Presidenti Sejdiu thuhet se i ka kërkuar Ministrisë së Jashtme të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›