Deputetet e PD lobim ne Arabine Saudite per fondet
Mazhoranca ka kohe qe po kerkon financim per ndertimin e Parlamentit te ri dhe ka nisur lobimin ne vendet e mundshme ku mund te gjenden parate. Ne fillim te qershorit nje agjenci lajmesh saudite beri publik lajmin se mes Tiranes dhe Riadit po zhvilloheshin negociatat per kete ceshtje. Pasi kane ndihmuar ne marrjen e nje kredie per rrugen Tirane-Elbasan arabet jane te gatshem te ndihmojne ne ndertimin e kompleksit te ri parlamentar. Lajmin e beri te ditur portali i Arabise Saudite Arab News. Arabia Saudite po diskuton per nje projekt per financimin e ndertimit te Parlamentit te ri ne Shqiperi nje shtet me shumice myslimane ne juglindje te Europes - shkruante portali. Portali i referohet deputetit Sherefedin Shehu qe ndodhej per vizite ne Riad. Ai konfirmon se Arabia do financoje kete projekt ne shenje solidariteti dhe mbeshtetjeje per Shqiperine. Sipas tij detajet e financimit te ketij projekti do behen te ditura gjate vizites se Jozefina Topallit ne Arabi se shpejti. Ne shkrim thuhej se Parlamenti i ri do ndertohet ne mes te Tiranes. Ky projekt ishte kundershtuar nga kandidati i PD-se Lulzim Basha pasi parashikonte prishjen e Piramides. Projekti per ndertesen e re te Kuvendit u fitua nga nje firme austriake per te cilen disa media ne Tirane dhe Vjene tregonin se ka pasur negociata paraprake ku ka nderhyre edhe deputeti austriak i afert me PD-ne Wolfgang Grosruck.