PD dorezon kerkesa per Keshillin Bashkiak
Pamundesia e vendimmarrjes se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per shperndarjen e mandateve te Keshillit Bashkiak te Tiranes ka vene ne levizje Partine Demokratike e cila i eshte drejtuar Kolegjit Zgjedhor. Nje dite me pare KQZ-ja per shkak te votes kunder anetareve te opozites nuk arriti te bente shperndarjen e mandateve duke diktuar keshtu aktivizimin e nje hallke superiore. Nderkohe per zgjedhjet ka folur dje edhe kryetari i Delegacionit te Parlamentit Europian per Europen Juglindore Eduard Kukan. Sipas tij palet duhet te respektojne vendimin e Kolegjit Zgjedhor dhe ti jepet fund historise se kontestimit sa here qe zhvillohen zgjedhjet. Mendoj se eshte e rendesishme qe vendimet te pranohen per tu perqendruar tashme ne axhenden europiane. Forcat politike duhet te jene ne nivelin e kerkesave te kohes per te komunikuar me njeri-tjetrin. Ka ardhur vertet koha per te mbyllur njehere e pergjithmone kete histori qe perseritet ne cdo zgjedhje. Pra eshte e domosdoshme te pergatiten ligje me te mira per zgjedhjet te cilat te jene ne perputhje me rekomandimet e ODIHR-it. Kjo do te ishte garancia situata negative me zgjedhjet te perfundonte njehere e mire eshte shprehur Kukan.