Deputetet e PS kerkojne rrogat
30/10/2009 Kërkesa për statusin
Deputetët socialistë kërkojnë nga Kuvendi të saktësohet statusi i tyre. Prej 7 ditësh deputetët Alfred Dalipi dhe Erion Braçe i kanë kërkuar sqarime Kuvendit për statusin e tyre aktual, si detyrimet, përgjegjësitë dhe përfitimet që rrjedhin nga ky status. Me sa duket, bojkoti i deputetëve socialistë ka krijuar një situatë të re ligjore, e cila është ende e paqartë. Sipas socialistit Braçe dhe Dalipi, kërkohen sqarime kundrejt pozicionit që ata kanë sot, pasi, nëse klasifikohen si deputetë, ata prej dy muajsh duhet të marrin pagën dhe të gjitha përfitimet e një deputeti dhe nga ana tjetër, nëse ata nuk janë deputetë, duhet të përfitojnë trajtimin financiar si ish-deputetë. Sot Kuvendi i ka paguar të gjithë ish-deputetët sipas ligjit me 50 % të pagës që kanë pasur, ndërkohë që deputetët socialistë që nuk kanë bërë ende betimin e deputetit nuk kanë përfituar nga ky status dhe po ashtu ata për shkak të mosrealizimit të betimit nuk kanë marrë as pagën e deputetit.