Memorandumi lë “në baltë”Kryeprokuroren Ina Rama
30/10/2009 Zyrtarizohen 6 njësitë Task-Forcë. Rama: Luftoni korrupsionin, mungon mbështetja
TIRANE- E rrethuar vetëm nga dy prokurorët Arben Kraja dhe Sokol Stojani, Kryeprokurorja Ina Rama pa praninë e përfaqësuesve të tjerë të memorandumit, ka bërë dje prezantimin e fillimit të punës për 6 njësitë e përbashkëta hetimore Task-Forcë, të cilat do të hapen në rrethet Durrës, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Fier. Në një mbledhje që në plan të parë dukej si takim “lamtumire”, Prokuroria e Përgjithshme u ka kërkuar drejtuesve dhe prokurorëve të këtyre njësive më shumë guxim dhe profesionalizëm në punën e tyre hetimore. Sipas Ramës, lufta ndaj krimit ekonomik dhe korrupsionit është rruga për të qenë më pranë Bashkimit Evropian dhe prandaj sipas saj, këto njësi hapen në një kohë ku progres- raporti vlerëson arritjen e njësisë të ngjashme në Tiranë dhe shprehet që ky ritëm pune të japë efekt edhe në njësitë e tjera ku do punohet. Sipas Prokurores së Përgjithshme, për të hetuar këtë kategori veprash penale (22 vepra) duhet një bashkëpunim optimal me tatimorët, Inspektoratin e Lartë për Deklarimin e Pasurive, Kontrollin e Lartë të Shtetit, Shërbimin Informativ Shtetëror, Ministrinë e Brendshme e të tjerë. Mirëpo pikërisht për të dhënë shenjat e bashkëpunimit, në takimin e djeshëm përfaqësuesit e këtyre institucioneve mungonin, gjë e cila tregon se Ina Rama në një farë mënyre është bojkotuar nga këto institucione. Ndërkaq gjatë fjalimit përpara prokurorëve dhe oficerëve të Task-Forcës, Rama theksoi se kjo betejë është shumë e gjatë dhe për të arritur sukses duhet punë, përkushtim dhe bashkëpunim me faktorët e tjerë. Rama u beri apel prokuroreve që të jenë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm gjatë mbledhjes së materialeve hetimore, sepse sikurse shtoi ajo, korrupsioni është një krim tepër i sofistikuar dhe s’ka asnjë dallim me krimin ordiner të rrugës. Objektivat themelorë të njësive janë të nxitë dhe të menaxhojë grumbullimin e informacionit për fakte kriminale në kompetencën e saj, do ta përpunojë atë në bazë kriteresh ligjore dhe, mbi këtë bazë do të ndërmarrë nisma për regjistrimin me iniciativë të procedimeve dhe hetimin e tyre, të koordinojë veprimtarinë hetimore ndërinstitucionale për t’iu hapur rrugë hetimeve të suksesshme dhe ndëshkimit shembullor të praktikave korruptive. Tjetër synim është goditja e formave të ndryshme të krimit ekonomik e financiar, duke synuar hetimin në mjediset tipike që vihen në shënjestrën e korrupsionit, siç janë shpenzimet e administratës publike për mallra e shërbime të ofruara nga privatët, sfera e shërbimeve që ofron vetë administrata (lejet, licencat, koncesionet, etj.) dhe paligjshmëritë penale në fushën e veprimtarisë tregtare private.
Prokuroria e Përgjithshme
1. Arben Kraja Drejtues i Njësisë
2. Anila Leka prokurore
Prokuroria Durrës
1. Dritan Rreshka , Drejtues i Njësisë
2. Ida Ahmetllari, prokurore
3. Soner Nuni, oficer i Policisë Gjyqësore
4. Anton Pali oficer i Policisë Gjyqësore
5. Viola Kona oficere e Policisë Gjyqësore
Vlorë
1.Dorian Tafili Drejtues i Njësisë
2. Maksim Sota prokuror
3. Ndini Tavani prokuror
4. Klarent Demiri oficer i Policisë Gjyqësore
5. Elidon Hysenaj oficer i Policisë Gjyqësore
Prokuroria Fier
1. Alma Kola Drejtuese e Njësisë
2. Marjola Mërtiri, prokurore
3. Pavlina Roshi oficere e Policisë Gjyqësore
4. Ricard Loloci oficer i Policisë Gjyqësore
Prokuroria Shkodër
1. Arta Marku Drejtuese e njësisë
2. Manjola Trungaj prokurore
3. Sajmir Bahiti prokuror
4. Afrim Fejzullari oficer i Policisë Gjyqësore
5. Simon Pashuku oficer i Policisë Gjyqësore
Prokuroria Korçë
Elison Sadiku Drejtues i Njësisë
2. Dhorina Theodhori prokurore
3. Altin Gjetani oficer i Policisë Gjyqësore
4. Altin Malaveci oficer i Policisë Gjyqësore
Prokuroria Gjirokastër
1. Arben Pasho Drejtues i Njësisë
2. Gjon Fusha prokuror
3. Asllan Bajrami prokuror
4. Lorenc Merkuri oficer i Policisë Gjyqësore
5. Martin Pali oficer i Policisë Gjyqësore