Ushtria siriane sulmon Homsin dhe Haman

Shumica e viktimave janë vrarë në Homs, thonë grupet e të drejtave të cituara nga “BBC”-ja. Liga Arabe thotë se ka pasur përshkallëzim të lartë të dhunës në ditët e fundit.
Një raportues i “BBC”-së në Damask thotë se me sa duket qeveria po humb kontrollin e disa zonave në kryeqytet. Jeremy Bowen thotë se në Damask luftëtarët opozitarë kanë ngritur pika kontrolli dhe duket se lëvizin lirisht në rrethinat Douma dhe Saqba.
Forcat e Presidentit Bashar Al-Asad operojnë akoma në këto zona, por duket se tashmë ato nuk janë më nën kontrollin e tyre. Mijëra persona morën pjesë në funeralin e një protestuesi anti-qeveritar të vrarë të enjten në Saqba.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të diskutojë lidhur me një rezolutë të mundshme kundër Sirisë. Ndërkohë që në Siri dhuna përshkallëzohet, në OKB ka diskutime të forta lidhur me hapat që do të ndërmerren. Rusia kundërshton ashpër çdo rezolutë kundër këtij shteti./Start/F. P/
2012-01-27 16:50