Deputetët e PS, ndihma në Shkodër
Deputetët socialistë të Tiranës, Fierit dhe Shkodrës kanë qenë në zonat e përmbytura në Shkodër. Ledi Shamku, Ilir Beqja, Ervin Koci dhe Arben Cuko ishin në lagjen ‘Livadh’ të Shkodrës për të shpërndarë ushqime për njerëzit dhe për bagëtitë. Ilir Beqja i beri thirrje qeverise te mos heqe vemendjen nga Shkodra.
“Sot përsërisim kërkesën tonë që qeveria e Sali Berishës pasi i përmbyti
këta njerëz duhet t’u gjendet pranë dhe i kërkoj me insistim që të
fillojë në mënyrë të mënjëhershme një asistencë financiare që këta
njerëz të mund të vazhdojnë jetesën minimale të përditshme. I bëj
thirrje Sali Berishës të mos heqë vëmëndjen nga Shkodra se raportohet që
ka rënë niveli i ujit në Bunë” tha Beqja.
< I mëparshmi