E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama urdhëroi mos votimin e fondit për përmbytjet

TIRANE- Gjatë një deklarate të bërë sot, deputeti demokrat Aldo Bumci u shpreh se kreu i Bashkisë Edi Rama ka urdhëruar këshilltarët socialistë të mos votojnë fondin e emergjencës për banorët e zonave të përmbytura në Shkodër“Dje Edvin Kristaq Rama urdhëroi këshilltarët e tij në Këshillin e Bashkisë së Tiranës të mos votojnë për një ndihmë në emergjencë ndaj qytetit të Shkodrës dhe komunave të përmbytura, ndërkohë që ndihmat për qytetin e Shkodrës dhe komunat e përmbytura kanë arritur nga qindra bashki dhe komuna të Shqipërisë; nga dhjetëra komuna nga Kosova dhe Maqedonia por dhe nga Bashkia e Athinës. Ndërsa Bashkia e kryeqytetit të vendit në kuadër të ndihmës për zonat e përmbytura vendosi një arkë përpara bashkisë, e cila po mbush xhepat e zyrtarëve bashkiak”- u shpreh Bumci.Bumci e ka dënuar këtë akt të Ramës dhe këshilltarëve të tij Bashkiak, të cilët sipas tij, “4 ditë më parë me urdhër të z. Rama bojkotuan mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës ku do të merrej vendimi për të ndimuar zonat e përmbytura, kurse dje ata refuzuan të votonin pro ndihmës për Shkodrën dhe komunat e përmbytura që miratoi këshilli bashkiak i qytetit të Tiranës”- përfundoi Bumci.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›