Bilanci i Komitetit të Emergjencës. Basha: Operacioni i suksseshëm
Kryetari i Komitetit Ndërministror të Emergjencës, ministri i Brendshëm Lulzim Basha paraqiti raportin e punës së këtij komiteti. Raportimi i Bashës ka nisur me përmasën e përmbytjes në qarkun e Shkodrës.
• Deputetët e PS, ndihma në Shkodër
• Përmirësohet situata në Shkodër
• Moti në favor të zonave të përmbytura
”Totali maksimal i derdhjeve, 2860 metër kub për sekondë, shkarkimi
maksimal nga Vau i Dejës 2465 metër kub për sekondë. Totali i ujit të
derdhur 2077232400 metër kub. Kapaciteti i liqenit të vaut të dejës 580
milionë metër kub ujë. Nivelet maksimale në lumin Buna 9.3 metër, në
argjinaturat e komunës Dajc 7.6 metër. Siperfaqja maksimale e tokës së
përmbytur 11400 hektarë, shtëpi në praninë e ujit 2649, banorë të
evakuuar 5173, banorë të transportuar 13645, bagëti të transportuar
1118, krerë bagëti të trasha 7304 dele, etj” tha Basha.
Basha ka bërë një evidentim të hollësishëm të operacionit dyjavor. Ai
raportoi për forcat ushtarake policore dhe të huaja të përfshira në
operacion si edhe logjistika që mbështeste ato. Po ashtu kreu i
komitetit ndërministror të emergjencës ka raportuar për ndihmën që u
është dhënë banorëve në ushqime, medikamente, transport njerëzish e
kafshësh etj.
”Ky operacion është klasifikuar si jashtëzakonisht i suksesshëm, jo
vetëm nga autoritetet këtu por dhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë për
faktin se realizoi me sukses të plotë objektivin e tij më parësor,
moshumbjen e asnjë jete njerëzorë. Pas 15 ditësh operacion në kushte të
vëshira, ne sot mund të themi se objektivi kryesor parësor i këtij
operacioni është përmbushur me sukses të plotë” tha Basha.
Zoti Basha e paraqiti situatën aktuale të qëndrueshme por në të njëtën
kohë ka bërë apel për kujdes. Ai garantoi vazhdimin e operacioneve me të
njëtin përkushtim.Deri tani situata paraqitet stabël, por gjej rastin të përsëris thirrjen
që ministri i Shëndetësisë i ka drejtuar në vazhdimësi gjatë 24 orëve
të fundit për një kujdes maksimal. Do të ishte me të vërtetë për të
ardhur keq nëse pas përballimit me sukses të kësaj situate të
kondicionuar nga këto prurje të jashtëzakonshme ujore të ulet vigjilenca
dhe të mos zbatohen masat e përcaktuara nga ky komunitet për të
mbrojtur shëndetin publik dhe për të shmangur shëndetin e çdo epidemie”
tha Basha.
Operacionet në ndihmë të banorëve në zonat e përmbytura kanë filluar që
në datën 4 janar dhe enede nuk është e përcaktuar se sa do të zgjasin
ato.
Adi Darsi