E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët e PS në KQZ, pezullohet mbledhja

Kreu i KQZ-se, Arben Ristani

TIRANE- Kreu i KQZ-se, Arben Ristani ka pezulluar mbledhjen ku pritej te diskutohej akti per shqyrtimin e fleteve te kontestuara ne Tirane, te hedhura ne kutite e gabuara, të cilat parashikohen të jenë pjesë e rezultatit për Tiranën.

Shkak u be mesymja e deputeteve te PS ne sallen e mbledhjeve.

Zedhenesi i KQZ ka deklaruar se mbledhja do te nise sapo situata ne salle te qetesohet dhe deputetet dhe personat e tjere te lene keto ambiente.

“KQZ  nisi mbledhjen rutinë për ankesat, në lidhje me votat e hedhura në kutitë e gabuara. Salla u mbush me deputetë socialistë. Ata filluan të përplasnin këmbët në tokë duke adresuar fyerje ndaj anetareve te KQZ”- tha zedhenesi.

Sipas tij, presioni ishte prezent dhe në këto kushte mbledhja u shty.

“KQZ u ben apel forcat garuese ne keto zgjedhje të veprojnë në përputhje me ligjin. Mbledhja do nisë sa situata të qetësohet”- perfundoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›