E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, Berishës: Ska forcë të na vjedhë rezultatin

TIRANË- Nëse vihemi nga KQZ përpara mbrapshtisë së një fakti të kryer në shkelje të ligjit do reagojmë me të gjithë fuqinë e të drejtës që ka sot me vete popullin mbarë. Me këtë apel i është drejtuar sot kreu i PS-së, Edi Rama, kryeministrit të vendit, Sali Berisha, duke kërkuar sërish nga KQz certifikimin e rezultatit për Tiranën.

Rama ka deklaruar se nuk do të ketë forcë që të vjedhë rezultatin. Rama e ka quajtur jo vetëm antiligjore, por edhe të papranueshme situatën në KQZ, ku pritet miratimi i aktit që rreshton votat e hehdura në kutitë e gabuara, si pjesë të rezultatit.

KQZ ka detyrimin ligjor të shpallë rezultatin mbështetur mbi procesverbalet. Nuk kemi pasur iluzion se kjo KQZ mund të sillet normalisht me të drejtat e opozitës. Por ajo që po ndodh kalon cdo cak të arsyes dhe kërcënon kufirin e durimit të popullit.

Po tentohet të përmbyset rezultati me një vendin të paligjshëm, akt dhune që kërcënon stabilitetin e vendit. Apeli im për Saliun është të ndalet këtu dhe të mos imponojë shkelje ligjore që minon themelet e bashkëjetesës demokratike- ka thënë Rama.

Sipas tij, vendi ka nevojë për siguri dhe shqiptarëve politika u detyrohet respekt për votën, punë dhe vizion për të ardhmen.

Ajo që po ndodh në KQZ mban erën e keqe të historive të shkuara që smund e  sduhet të përsëriten. Nëse vihemi nga KQZ përpara mbrapshtisë së një fakti të kryer në shkelje të ligjit do reagojmë me të gjithë fuqinë e të drejtës që ka sot me vete popullin mbarë- ka thënë Rama.

Sipas tij, nxjerrja e rezultatit është kërkesë e ligjit, qytetarëve, ndërkombëtarëve, e shprehur qartë sot.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›