Skandali me eshtrat ne Boboshtice investimi u be nga kreu i Omonias

Ne seancen e radhes se gjyqit per skandalin e dhunimit te varreve ne Boboshtice deshmitaret e thirrur nga mbrojtja deklaruan para trupit gjykues se investimi i ndertimit te nje platforme per memorialin grek eshte teresisht personal nga ana e kreut te Omonias Naum Disho.
Dy deshmitaret Elenica Kotelli dhe Maria Male kane thene per gjykaten se pas nje mbledhjeje te kryesise se Omonias per pastrimin e varreve dhe rregullimin e tyre u vendos qe te ndertohet edhe memoriali grek.
Kemi bere nje mbledhje te kryesise se Omonias ku vendosem rregullimin dhe sistemimin e varrezave por edhe ndertimin e platformes. Meqenese organizata nuk kishte fond kreu i saj Naum Disho beri kete investim teresisht personal deklaruan te dyja deshmitaret.
Te pyetura nga prokurorja Irena Cunoti ne lidhje me marrjen e ndonje leje ndertimi te dyja deshmitaret shprehen serish te njejtin qendrim duke deklaruar se nuk kane dijeni ne lidhje me marrjen ose jo te nje leje ndertimi nga kreu i kesaj organizate.
Elenica Kotelli perfaqesuese e organizates Omonia dhe drejtoreshe e shkolles greke ne Korce ka pohuar para gjykates se ndertimi u krye ne Boboshtice pasi aty jane kryer cdo vit ceremoni per ushtaret greke.
Ne kete seance ishin te pranishem edhe tre te pandehurit te akuzuar per dhunim varresh dhe ndertim pa leje.
eshtja Boboshtica nisi gjykimin e saj rreth tete muaj me pare pas skandalit te dhunimit te varreve dhe dalja e eshtrave ne siperfaqe.