E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët e PS në ambasadën e SHBA: Protestat, sinjal për Ndërkombëtarët

Ish-ambasadori amerikan, John Ëithers analizon protestën e parë maratonë të PS-së, duke e konsideruar atë një përpjekje për të ndërkombëtarizuar krizën, më shumë sesa për të ulur në tavolinë Berishën

Ambasada amerikane në Tiranë i konsideron protestat e drejtuara nga Edi Rama si përpjekje për të ndërkombëtarizuar krizën politike, më shumë sesa për të arritur një marrëveshje me qeverinë e Berishës. Në një telegram të ambasadorit Ëithers për tubimin 3-ditor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” zbardhen komentet për linjën e re të protestave dhe qëllimit të fshihet pas tyre. Pas gati 48 orë të fjalimesh të zjarrta, të shoqëruara me bllokime të trafikut rrugor, Partia Socialiste i dha fund ciklit të saj të protestave. Tubimi përfundoi pa incidente, pa provokime apo dhunë siç kishin frikë disa. Demonstrata ishte më e organizuar dhe më e madhe se sa mitingjet e mëparshme të PS-së, me një pjesëmarrje prej rreth 10 mijë vetësh në natën e premte dhe rreth 1500 vetëve në fundjavë. Në ditën e fundit të demostratës, kreu socialist Edi Rama në një fjalim deklaroi se i kishte lënë kryeministrit Berisha një afat prej 10 ditësh për të bërë transparencën dhe për të hapur kutitë e votimit, të kontestuara nga zgjedhjet e qershorit të vitit 2010.. Rama premtoi se nëse Berisha refuzon të hapë kutitë, PS-ja do të "fillojë demonstrata në çdo qytet ", në një përpjekje për të sjellë zgjedhje të parakohshme. Disa antarë të PS-së informuan ambasadën se qëllimi i vërtetë i demonstrimit nuk ishte për t’i dhënë mesazh qeverisë shqiptare, por për të dhënë alarmin te faktori ndërkombëtar në lidhje me krizën që ka zaptuar sistemin politik shqiptar. “Shumë prej pjesëmarrësve në protestë edhe pse jo shumica prej tyre , janë paguar ose detyruar për të marrë pjesë, një taktikë kjo standarde dhe e barazvlefshme për të dyja palët politike në Shqipëri”,-thuhet në telegramin e ambasadorit Ëithers. Megjithatë, aftësia e liderit të PS-së për ti kthyer në protesta massive dhe për të ekspozuar një turmë të madhe e ka ndihmuar atë që të forcojë mesazhin dhe kauzën e tij për parregullsitë në zgjedhje në bazën e partisë së tij. Tubimi filloi të premten pasdite, me mijëra demonstruesit ishin mbledhur në sheshin Skenderbej para se marshimi rreth gjysmë milje t’i drejtohej zyrës së Kryeministrit. Liderët e PS –së dhe disa partive të tjera aleate folën në podium për të kërkuar

hapjen e kutive të votimit dhe duke premtuar një fund të shpejtë të kryeministrit Berisha. Pas disa orë fjalime, shumica e 10.000 protestuesve pjesmarrës u shpërndanë, duke lënë pas 500-1000 protestues, të cilët ngritën çadrat në rrugë për të qëndruar natën. Gjatë ditës të shtunën dhe të dielë, fjalimet nga drejtuesit e PS-së u shoqëruan me muzikë pop dhe shfaqje të muzikës popullore, duke i dhënë rrugëve kryesore të Tiranës një atmosferë më festive se atmosfera e saj politike, ndërsa demonstrim përfundoi të dielën pasdite pas një fjalimi të mbajtur nga Edi Rama në të cilën ai u zotua për të përdorur një kombinim të demonstratave dhe të mosbindjes civile për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme. Gjatë gjithë 48-orëve të tubimit, një prani e madhe policie qëndroi jashtë duke shikuar por duke mos ndërhyrë. Nuk është raportuar asnjë përplasje mes policisë dhe mbështetësve të opozitës. Është shumë herët për të të treguar apo kuptuar se si kjo demonstratë e fundit do të ndryshojë dinamikën politike në vend. Edhe pse shihet si një sukses nga udhëheqja e PS-së, demonstrimi duket se pasqyron më shumë aftësitë organizative të PS-së se sa reflekton një zemërim të vërtetë të publikut ndaj qeverisë. Disa deputetë të PS-së, që përfaqësojnë në mënyrë të vendosur mbështetje ndaj Ramës, informuan ambasadën se qëllimi i vërtetë i tubimit nuk ishte për të bërë Berishën të ndërgjegjësohej , sipas tyre Rama e di se Berisha nuk ka aspak të ngjarë të përkulet për bojkotin dhe demonstrata është një strategji që vetë Berisha e ka përdorur për efekte të tjera, gjatë kohës që ka qenë në opozitë. Sipas këtyre deputetëve, demontrata është bërë për t’i provuar komunitetit ndërkombëtar që Partia Socialiste është serioze në lidhje me strategjinë e saj obstruktive. Lidershipi socialist është i qartë se protesta është sinjal për ndërkombëtarët dhe mendon se paralelisht një tjetër avantazh që u vjen nga protesta është ndikimi i tyre në bazë duke bërë që baza e partisë të mbështesë në mënyrë më të fortë linjën e bojkotit dhe të kërkimit të zgjedhjeve të parakohshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›