Deputetët e PS-së betohen në Kuvend
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e nisi seancën e sotme me përshëndetjen për vendimin e Partisë Socialiste për të hyrë në Parlament. “Po e hap këtë seancë me një përshëndetje të përzemërt për pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës. Si kryetare e përsëris se do të gjeni të gjitha hapësirat që i takojnë opozitës”, theksoi Topalli.
Në bazë të nenit 4 pika 4 të rregullores së Kuvendit, deputetët e Partisë Socialiste u betuan si të zgjedhurit e popullit në 28 qershor, duke i dhënë fund bojkotit të nisur menjëherë pas zgjedhjeve të fundit vendore.