E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqipëria potenciale të shumta energjetike

Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim presidentin e kompanisë prestigjoze spanjolle në fushën e energjisë “Iberdrola”, e 4-ta për nga madhësia në botë dhe kompania e parë në fushën e energjisë të rinovueshme dhe erës, e pranishme në shumë vende të botës.

Kryeministri Berisha vlerësoi prezencën e "Iberdrola"-as në projektin e rëndësishëm për rrjetin elektrik të qytetit të Fierit dhe nxiti bashkëpunim në të ardhmen në drejtime të tjera të sektorit të energjisë. Pasi prezantoi mundësitë e shumta që ofron Shqipëria në lëmin e partneriteteve publike private, Kryeministri Berisha u ndal te marrëveshjet koncensionare për 440 HEC-e të vogla, në platformat për prodhimin e energjisë nga era dhe masat organike, si dhe në kaskadat e Vjosës. Presidenti i kompanisë “Iberdrola” vlerësoi bashkëpunimin e suksesshëm me qeverinë shqiptare dhe shprehu gatishmërinë për të qenë prezent në Shqipëri nëpërmjet projekteve serioze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›