Rama: Berisha kërkon të prishë provat në kutitë e pahapura
Në vijim të protestave që pritet të kulmojnë në Tiranë, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, akuzoi dje Sali Berishën në Korçë, se po mundohet që të prishë provat në kutitë e pahapura, në mënyrë që ato të përputhen me atë që i intereson. Por nëse ndodh kjo, sipas Ramës, atëherë opozita nuk do kërkojë më hapjen e kutive, por rrëzimin e Sali Berishës. "Sali Berisha kërkon së fundmi të fusë duart për të humbur gjurmët. Ne i themi në pastë bërë mëkatin e radhës, atëherë nuk do të kërkojmë më hapjen e kutive, por rrëzimin tënd para zgjedhjeve", tha Rama. "Ndaj tha ai, Berisha duhet t‘i hapë rrugën pa humbur kohë transparencës, hetimit të zgjedhjeve, korrigjimit e gjithçkaje që ndodhi, se vetëm kështu vendi mund të kurohet nga barra e rëndë. Rama bëri thirrje për të marrë pjesë në protestën e 20 nëntorit, duke premtuar se ajo do të jetë një ditë historike, ku e shkuara do të ndahet nga e ardhmja. "Europa, tha ai, festoi 20-vjetorin e shembjes së Murit. Më 20 nëntor ne do të shembim murin që për dy dekada i pengon shqiptarët të votojnë lirisht. Më 20 nëntor, në Tiranë, për të shembur murin e politikës së vjetër, të premtimeve të pambajtura. Në Tiranë për të shembur murin që na pengon për të pasur lirinë përmes hapjes së kutive të votimit".
Rama vuri në dukje se hapja e kutive të 28 qershorit dhe mbyllja e historisë 20-vjeçare të mbylljes së zgjedhjeve të manipuluara është më shumë se një interes i një pale, është më shumë se sa vetë e majta dhe e djathta, është një drejtë dhe detyrim që shkon përtej së majtës dhe së djathtës. "Mospranimi për t‘i hapur kutitë e votimit dhe për t‘i dhënë popullit sovran të drejtën për të parë të vërtetën e 28 qershorit, është prova më e madhe që Sali Berisha ka frikë nga e vërteta. Është prova që ne do të mbrojmë deri në fund. Ne nuk hyjmë dhe nuk do të hyjmë në Kuvendin e Shqipërisë për t‘u bërë bashkëfajtorë me manipulimin e zgjedhjeve. Më 20 nëntor, të protestojmë me forcë, sepse shteti i shqiptarëve ka dalë nga binarët e ligjit. Të protestojmë me forcë, sepse Sali Berisha i grabiti zgjedhjet për të grabitur sërish shqiptarët", vërejti ai. Kryetari i PLD-së, Spartak Ngjela, u ka bërë thirrje qytetarëve të Korçës që të bashkohen në protestën e 20 nëntorit në Tiranë.