E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetet e PS vizitojne te strehuarit e Durresit

Perfaqesueset e Partise Socialiste Arta Dade dhe Ermelinda Meksi, si edhe kryetarja e njesise bashkiake numer 1, Lindita Nikolla, ishin dje ne Kavalishence, ku jane strehuar te mbijetuar nga tragjedia e Gerdecit. Perfaqesueset e PS-se kane bashkebiseduar me banoret, duke pasur si qellim te vizites se tyre dhurimin e ndihmave per te mbijetuarit e kesaj tragjedie. "Ne jemi ketu per te zgjidhur problemet tuaja. Ne duam te shikojme si ecen procedura, si do te eliminohen efektet sa me shpejt, qe te jete e mundur dhe per kete arsye te gjithe bashke duhet, qe te ushtrojme presion pozitiv", u shpreh Dade. Sipas zyrtares socialiste, pranie e tyre eshte per te identifikuar problematiken qe ka ketu me nje ndihme te vogel shume modeste. "Nuk jemi vetem ne, eshte gjithe populli shqiptar, madje edhe me gjere se populli shqiptar, qe i kane syte edhe mendjet ketej. Ne vajtem edhe ne spital. Ne duam, qe ju te ndjeheni sa me mire dhe te harroni sa me shpejt ate drame te madhe qe keni kaluar", deklaroi deputetja socialiste.
Nga Kavaleshenca, Dade beri thirrje qe "te gjithe te punojne, qe trauma te kaloje sa me shpejt, per femijet, per grate, per burrat, per te moshuarit, per te gjithe". Sipas saj, po nuk u bashkuam dhe po nuk u angazhuam te gjithe bashke, kjo nuk kapercehet. Shqetesimet tuaja jane te drejta, ne do t'i kemi ne vemendje". Ndersa Nikolla, kryetarja e njesise bashkiake numer nje ne Tirane, ne emer te te gjithe banoreve te njesise, u percolli mbeshtetjen maksimale shpirterore, ne menyre, qe ju ti kaloni keto situata tejet tragjike. "Ne do te jemi ketu cdo dite, jo vetem me shqetesimin tuaj, por per tu bere pjese e zgjidhjeve te problemeve tuaja", deklaroi Lindita Nikolla.

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›