"U shfarosen predhat nga 16.2 hektare"
Departamenti i Informacionit prane Keshillit te Ministrave informoi se dje ne zonen e Gerdecit vazhdoi me intensitet te plote operacioni i ndihmes dhe pastrimit ku moren pjese 598 trupa dhe 64 mjete. Sipas zyres se shtypit te kryeministrise, operacioni eshte perqendruar ne pastrimin e territoreve te shtepive, pastrim rrugesh si dhe ne ngritje cadrash, transport e shperndarje ndihmash ushqimore. Keshtu ne raport theksohet se me hollesisht jane kontrolluar dhe pastruar 16.2 ha zone e infektuar, 127 shtepi te fshatrave Gerdec e Marqinet, jane grumbulluar 184 municione te paplasura dhe 154 te plasura, jane pastruar 1500 metra linear rruge, jane ngritur 11 cadra dhe jane transportuar e shperndare ndihma ushqimore dhe veshmbathje per 6 familje.
Ne raport gjithashtu theksohet se ne Shtepine e Pushimit te Ushtarakeve, Durres vazhdojne te jene te strehuar 185 vete, te cileve u eshte dhene ndihma e duhur per kete situate, nderkohe qe ne spital vazhdojne te marrin kujdesin mjekesor 12 vete te lenduar gjate tragjedise se Gerdecit.
SSSASS