Gaza në luftë, vriten dy gazetarë

Një ndërtesë në qendër të Gazës, ku ndodheshin redaksi të gazetave të ndryshme është goditur dhe shkatërruar nga Forcat Ajrore Izraelite.
Bëhet fjalë për sulmin e dytë kundrejt “Kullës Shoruq” brenda 24 orëve. Nga sulmet me raketa kanë gjetur vdekjen të paktën katër persona.
Dy prej viktimave janë dy gazetarë lokale.
Vetëm tri ditët e fundit kanë vdekur më shumë se 90 palestinezë.
Gjatë ditës janë shënuar protesta gati në mbarë botën duke i dënuar sulmet në Gaza dhe duke kërkuar tërheqjen e Izraelit./Indeksonline/