Marrëveshja me Serbinë do të ndihmojë integrimin e serbëve të veriut

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka deklaruar se marrëveshja me Serbinë do të ndihmojë integrimin e serbëve të veriut, dhe se është i përkushtuar për instalimin e tolerancës ndëretnike. Këto komente, ministri Rexhepi i bëri në hapjen e seminarit dyditor për të kuptuar dhe parandaluar ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin që mund të çoj në terrorizëm.
Në këtë seminar janë duke marr pjesë përfaqësues të organizatave ndërkombëtare e vendore, ekspertë të fushës për luftimin e terrorizmit etj./rtk/