E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Siri ka “shqiptarë që luftojnë krah fundamentalistëve”

 Në emisionin “Wake Up” të TV të Tiranës Top Channel, Ahmad Trad, pjesëtar i forcave rebele që lufton në periferi të qytetit të Idlebit në Siri, në një lidhje telefonike, tha se ka grupe radikale që luftojnë në Siri, por që nuk kanë peshën kryesore në konflikt.

Trad pranoi se në Siri ka shqiptarë që luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al Assad, por se këta shqiptarë nuk janë pjesë e rebelëve, por e grupeve radikale fundamentaliste që luftojnë për rrëzimin e presidentit Assad dhe për ngritjen e një shteti islamik, ku ashtu siç tha edhe analisti Ilir Kulla, i ftuar gjithashtu në “Wake Up”, Damasku të jetë qendra e Kalifatit, ashtu si përpara 1 mijë vitesh./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›