E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti kroat nesër fillon vizitën në Kosovë

Me ftesë të presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, nga nesër deri më 7 shtator, për vizitë në Republikën e Kosovës vjen presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq.

Në takimin e fundit me presidenten Jahjaga, presidenti Josipoviq ka deklaruar se vendi i tij dhe Kosova kanë marrëdhënie shumë të mira mes vete dhe se bashkëpunimi ndërmjet tyre duhet të thellohet edhe më shumë.

Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq do të qëndrojë për vizitë zyrtare edhe në Mal te Zi dhe Maqedoni.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›