Deputetet e opozites, deri me 7 mars afat per betimin
Prej kohesh kreret e maxhorances po i bejne thirrje opozites qe te rikthehet ne Kuvend ne sesionin e ardhshem qe celet ne janar. Serish dje Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i bene thirrje opozites, qe te rikthehen ne sallen e Parlamentit ne janar, te hapur dialog e realizim te perbashket te reformave. Por ne menyre kategorike duke kundershtuar hapjen e kutive te votimit. Ne fakt, deputeteve te majte, nuk u ka mbetur edhe shume kohe per tu menduar nese do te hyjne ne Kuvend apo do te vijojne qendresen ne emer te votes se lire. Kjo per arsyen se ne zbatim te Kushtetutes dhe rregullores se Kuvendit, ne 7 mars, mandati i tyre i deputetit u hiqet automatikisht. Zevendesimi sipas Kushtetutes, behet me emrat ne vijim te listes qe Partia Socialiste ka bere publike ne zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit. Ne kushtetute percaktohet se mandati i deputetit hiqet, kur ai nuk shkel per gjashte muaj radhazi ne seance, qe deputetet e PS-se e mbushin ne 7 mars.
Zv.kryeministri ka dhene pergjigje per te gjitha dilemat, ne lidhje me marredheniet me Serbine: Integrimi rajonal, parakusht per BE-ne