E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te varfrit dhe invalidet, ngujim ne Keshillin Bashkiak

Patos- Mosmarreveshjet mes kampeve politike ne qytetin e Patosit kane "ngrire" keshillin bashkiak. Por ata qe e kane pesuar jane punonjesit e gjelberimit dhe familjet e varfra qe nuk perfitojne perkrahjen sociale per shkak te mosaprovimit te fondit. Diten e djeshme Keshilli nuk eshte mbledhur perseri pasi nuk u plotesua kuorumi i duhur per mungese te keshilltareve te djathte. Koalicioni i ri PD-LSI perben shumicen, duke shkarkuar jave me pare kryetarin dhe zgjedhur nje kryetar te ri ne krye te keshillit. Kjo nisem nuk eshte pelqyer nga te majtet qe kane bojkotuar disa mbledhje. Por diten e djeshme familjeve me perkrahje sociale i jane bashkangjitur ne proteste dhe me tej ne ngujim edhe invalidet, qe prej 4 muajsh nuk perfitojne pensionet pasi mungojne fondet. Situata ne bashki ka qene kritike, por protestuesit kane qene te vendosur per greve, duke u ngujuar ne sallen e mbledhjeve. Ata kane kerkuar zgjidhjen e kerkeses se tyre per terheqjen e lekeve, ne kembim te daljes nga ngujimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›