E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: 2009 me i mbari deri me tani, u anetaresuam ne NATO, aplikuam per BE

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ne nje pritje te vecante te organizuar per median, se ky vit eshte nder me te mbaret per Shqiperine, e cila u anetaresua ne NATO dhe iu pranua kerkesa per marrjen e statusit te vendit kandidat, ne Bashkimin Evropian. "Ne nje kohe kaq te shkurter, ngjarje kaq te medha ne procesin integrues Shqiperia nuk ka pasur, ndaj dhe e konsiderojme nje vit te suksesshem dhe te mbare. Per kete dua t'ju falenderoj edhe ju dhe jam e sigurt se viti tjeter do te jete nje vit edhe me i vecante. Shume suksese ne punen tuaj dhe cfare t'ju doje zemra, lumturi, mbaresi, shendet ne familjet tuaja", uroi Topalli gazetaret, qe sipas saj kane nje rol te rendesishem ne zhvillimet e vendit. Duke falenderuar te gjithe per punen dhe perkushtimin e tyre ne kete mision sa te veshtire aq edhe te rendesishem, kryetarja e Kuvendit tha se eshte e vertet se politika ushqen mediat cdo dite me lajme, po aq sa eshte e vertete qe edhe politika ushqehet me lajmet e medias cdo dite. "Ne fakt, politika dhe media jane si dy pllaka tektonike. Jo gjithmone raportet i kane shume te ngrohta, por nuk bejne dot pa njera-tjetren. Une e di sesa ore te zgjatura, sa pune te madhe, se me cfare shpejtesie ju percillni lajmin. Ne nje fare menyre une jam e apasionuar pas medias. Kur kam pak kohe te lire kaloj me radhe te gjitha stacionet, per te ndjekur cdo lajm, cdo koment, cdo gje te re qe percillet", vijoi Topalli, duke theksuar se ne jeten e saj politike nuk di nje vit me te mbare ne termat politik, te integrimit ekonomik per vendin tone sesa ky vit. Ne atmosferen e ngrohte festive te krijuar, Kryetarja e Kuvendit u takua e bisedoi me ta, duke uruar mbaresi, suksese e sa me shume lajme te mira ne vitin qe po vjen. R. Rapushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›