E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kartolinen e Vitit te Ri Rama e dergoi me kuti"

Dy kundershtaret politike, Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i Bashkise Edi Rama pavaresisht debateve te ashpra politike, kane shkembyer kartolina me rastet e festave te fundvitit. Por edhe kjo kortezi eshte kritikuar dje nga kreu i qeverise, i cili tha se edhe kartolinen e marre nga Rama e ka me kuti votimi. "Nese eterit e tyre u shnderruan ne bunkere, keta po shnderrohen ne kuti. Sepse une i dergova kartolinen e kryeministrit, ndersa ai me dergoi kartolina me kuti", tha kryeministri. Sipas tij, pavaresisht ketyre fakteve, ai mbetet i hapur dhe ka oferten e tij per te mirepritur deputetet e opozites ne Kuvend. Duke komentuar pretendimet dhe kritikat e opozites se Shqiperia eshte e vonuar me liberalizimin e vizave, kryeministri iu pergjigj se kur vendet e tjera ecnin para per levizjen e lire, paraardhesit e opozites, ndertonin tela me gjemba. Madje sipas tij edhe pas vitit 1990 ne Shqiperi ekzekutoheshin te rinj se donin te iknin nga vendi i tyre. "Ju qe i bini borive se Shqiperia eshte mbrapa me reformat. Ju kishit rastin te benit zgjedhje te lira dhe te ndershme, sepse une isha ne opozite. Por nuk i bete", vijoi kreu i qeverise. Ndaj sipas tij opozita nuk ka asnje arsye qe te kritikoje dhe aq me pak te spekuloje per procesin e liberalizimit te vizave. Proces qe sipas kryeministrit Sali Berisha do te finalizohet vitin e ardhshem edhe per Shqiperine. Duke shtuar ketu, se ky eshte nje tjeter premtim i bere nga ai dhe maxhoranca qe drejton ne fushate elektorale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›