E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Deputetët e opozitës të votojnë tre ligjet për statusin”

08-12-2012 / Gazeta 55

Lidershipi i të rinjve të Tiranës, protestë para Kuvendit

Nisma “Vepro Tani” i bën thirrje përsëri deputetëve të parlamentit të votojnë tre ligjet që Bashkimi Evropian i ka vënë si kusht Shqipërisë për të fituar statusin e vendit kandidat.
Të rinjtë e kësaj nisme, nga hyrja parlamentit ku deputetët përgatiteshin për seancë plenare, i kërkonin ligjvënësve “tre minuta për të miratuar tre ligjet”.
Act Noë dhe përfaqësues të shoqërisë civile u bashkuan në këtë nismë për t’i bërë apel politikës pa dallime ngjyrash që të votojnë për të mos penguar integrimin e vendit në strukturat evropiane. Sikurse, kërkesat e të rinjve drejtuar politikës janë edhe edukim gjithëpërfshirës dhe cilësor, punësim për të rinjtë, përfaqësim rinor në vendimmarrje si dhe hapësira publike për të rinjtë, kanë qenë këto disa nga kërkesat që Lidershipi i të rinjve të Tiranës, i ka drejtuar të premten partive politike në Shqipëri.
Përmes këtij manifesti ata u kërkojnë Partive Politike, Parlamentarëve, Qeverisë dhe Kryetarëve të Bashkive e Komunave në Shqipëri, të adresojnë shqetësimet kryesore dhe pritshmëritë që të rinjtë kanë për klasën politike në Shqipëri. Manifesti Rinor është një dokument që parashtron kërkesat kryesore të të rinjve shqiptarë, i konsultuar masivisht përgjatë një periudhe 9 mujore, ku evidentohen problemet dhe shqetësimet e të rinjve anembanë Shqipërisë. Procesi i përgatitjes së manifestit është drejtuar nga grupi rinor Lidershipi i të Rinjve të Tiranës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›