E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët 1400 m nën tokë, dita e 3-të e grevës

BULQIZE- Greva e urise se minatoreve ne Bulqize ka hyre sot ne diten e trete. Duke pritur ne zgjidhjen e kerkesave te tyre 20 minatorë qëndrojnë të ngujuar në minierë, ne thellesi 1400 metra nën nivelin e detit, mes baltes dhe erresires, nderkohe qe jashte mbeshteten nga te tjere protestues.

Ata deklarojne se nuk dalin nga greva po iu plotesuar me pare gjithe kushtet eper te cilat kane dite qe protestojne.

Minatorët kërkojnë përmirësim të kushteve të punës, rritje të pagës dhe uljen e moshës së pensionit, per te cilat jane te vendosur e shprehen se nuk bejne kompromise.

Greva nisi mesditen e se henes, kur fillimisht hyne 20 minatore ne thellesi e mandej u shtuan vullnetarisht edhe 5 te tjere. Nderkohe qe dje 5 prej minatorëve lanë grevën për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›