Haxhinasto E mbeshtesim fuqishem liberalizimin e vizave per Kosoven
Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, u takua me grupin ndërinstitucional për liberalizimin e vizave të qeverisë së Kosovës, të cilët ndodhen në Tiranë për të marrë përvojën e institucioneve shqiptare gjatë zbatimit të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave me zonën Shengen.
Qeveria e Kosovës ka filluar punën në mënyrë të njëanshme për zbatimin e kushteve për lëvizjen pa viza drejt hapësirës evropiane, duke u bazuar në udhërrëfyesit e vendeve të rajonit.
Ministri Haxhinasto përshëndeti zhvillimin e këtij seminari në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe theksoi se Shqipëria e mbështet fuqishëm procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Ministri Haxhinasto gjithashtu bëri me dije se Shqipëria është në krye të përpjekjeve për lëvizjen e lirë, vetëm me karta identiteti, në rajon, një nisëm e lançuar në kuadër të MARRI.
Ai inkurajoi institucionet kosovare të vazhdojnë marrëdhënien e tyre me Bashkimin Evropian, përmes procesit të Stabilizim-Asocimit dhe plotësimit të standardeve, pasi kjo është në radhë të parë në dobi të cilësisë së jetës së qytetarëve kosovarë.
Në fund, Haxhinasto tha se mbështet dialogun Kosovë-Serbi, dhe se inkurajon zbatimin e marrëveshjeve të arritura në këtë kuadër.