Deputetet, kerkese Rames: Na paguaj nga fondet e PS
Deputetet e Partise Socialiste te cilet jane privuar te hyjne ne Kuvend pas vendimit te kryetarit Edi Rama per bojkot pa afat, i kerkojne atij te paguaje rrogat e tyre nga fondi i partise. Burime brenda PS bene te ditur dje se debate te forta jane ndezur mes shume prej deputeteve socialiste dhe kryetarit Edi Rama, per faktin se ata nuk do te marrin pa afat rrogat e tyre. ata i kane parashtruar z.Rama ceshtjen e pagave, duke mos fshehur edhe faktin se po perballen me shqetesimin dhe presionin e bashkeshorteve te tyre, per shkak se paga e deputetit, rreth 120 mije leke te rinj ne muaj, eshte i vetmi burim i te ardhurave per ta, si kryefamiljare.
Sipas ligjit, deputetet nuk mund te ushtrojne asnje lloj funksioni tjeter dhe s'mund te punojne me kohe te plote gjate periudhes se mandatit si te zgjedhur te popullit. Pikerisht kjo ka nxitur deputetet te shpalosin shqetesimin e tyre te kryetari i PS, shtuar ketu edhe faktit tjeter, qe ia kane kujtuar kryetarit, se ai e merr rregullisht rrogen si kryetar i Bashkise se Tiranes.
Ne keto kushte, deputetet e mbetur pa pune dhe pa para, i kerkojne kryesocialistit Edi Rama qe ai te marre masa dhe te paguaje rrogat e tyre mujore nga fondet e Partise Socialiste, derisa te zhbllokohet vendimi per bojkotimin e Kuvendit ku ata kane karriget e tyre te deputetit.