E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbledh aleatet e "rebelet" e LSI

Kryetari ne detyre i Partise Socialiste, Edi Rama, sebashku me aleatet e tij eshte takuar me 5 "rebelet" e Levizjes Socialiste per Integrim. Ky takim eshte konfirmuar per "Koha Jone" nga ish-anetari i LSI, Fatos Klosi. "U takuam perpara ceremonise qe behej ne Peze, ne ate kafe ishim rreth 30 vete", ben te ditur Klosi. Ndersa, burime brenda takimit bejne te ditur se, ne kete takim kane diskutuar per situaten politike, per zgjedhjet dhe sfidat ne te ardhmen. Nga ana tjeter, ish-nenkryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Pellumb Xhufi deklaroi dje ne nje interviste televizive se, Edi Rama e ka ftuar te bashkepunoje me Partine Socialiste. "Padyshim qe kjo eshte nje ftese e kuptueshme dhe gjithsecili do veproje sipas kendveshtrimit qe ai ka", sqaroi ish-kreu i grupit parlamentar te LSI. Ai pohoi se bashke me figura te tjera te LSI, po shohin mundesine te jene prane PS-se dhe pse per te, politika aktive nuk do te jete ne plan te pare. "Per sa me perket mua personalisht une do te merrem kryesisht me aktivitetin tim shkencor akademik, por kjo nuk do te thote se une nuk do te jem aktiv ne kuptimin e mbrojtjes te pozicioneve te se majtes", beri te ditur Pellumb Xhufi. Por, vijoi ai, shoket e tij dhe koleget e tij, gjithsesi kane te drejten e tyre per te zgjedhur. Me tej, ish-nenkryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, mendon se nje levizje e tille, eshte ne vijen e drejte per te gjithe ata qe e konsiderojne veten te majte. Nga ana tjeter, megjithese i larguar nga partia ku aderonte me pare, Xhufi eshte ende i bindur se levizja e Metes, ne qeverisjen e zotit Berisha, eshte ende nje gje e gabuar. "Eshte nje eksperiment jo i natyrshem. Kam rezervat e mia, sigurisht qe zoti Meta e zoteron politiken e jashtme, nuk mund te them ndonje gje ne kete pikepamje, por eshte ajo qe eshte pikepyetja e madhe e pjesemarrjes se LSI ne qeveri, eshte nje thyerje totale", komenton hyrjen ne qeveri te kreut te LSI, Pellumb Xhufi. Duke vijuar komentet per qeverine e re, ish-deputeti i LSI-se komentoi edhe emrin e Spiro Kseres, qe do te mbaje postin e Ministrit te Punes, me arsyetimin e Berishes se po perfshin ne kabinet minoritetin grek. Kjo sipas tij eshte vetem nje absurd tjeter, i qeverise se re. "Pjesetar i kesaj qeverie si minister do te jete dhe nje person, Spiro Ksera, i cili nje vit me pare ka marre pjese ne nje miting ne Greqi ku ka kerkuar bashkimin me te ashtuquajturin vorioepir. Pra imagjinoni se cfare kualitetesh perfshin kjo qeveri", u shpreh Xhufi. Per here te pare , kritiket e Metes , jane shfaqur dje ne krah te figurave kryesore te Partise Socialiste, ne 67- vjetorin e Konferences se Pezes. Denis Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›