E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamuri nën terror nga Pango BizNga Antena brenda familjesFlamuri dje u detyrua të fikte telefonin. Nga gjithë vendi i binte telefoni dhe e pyesnin për historinë “Pango Biz”. Çudi e madhe, se nuk i kishte bërë kurrë vaki gjithë ky interes! Donin të d

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Flamuri nën terror nga Pango BizNga Antena brenda familjes

Flamuri dje u detyrua të fikte telefonin. Nga gjithë vendi i binte telefoni dhe e pyesnin për historinë “Pango Biz”. Çudi e madhe, se nuk i kishte bërë kurrë vaki gjithë ky interes! Donin të dinin doemos se kush është ai ministri që e kanë kapur. I sqaronte që nuk është ministër, po s’u mbushej mendja.

- Jo, se ti ke thënë që e kemi “ikonën e fushatës”.

I sqaronte Flamuri që ikonat e fushatës nuk janë doemos ministra, po hajt t’ua mbushje mendjen. Ishte një nga Elbasani që nuk i ndahej.

- Aman të keqen, ma thuaj, mos është ky yni? - i thoshte për Lul Bashën.

- Po jo mo, s’ka lidhje, - i thoshte Flamuri. - Le që ai s’të bën gjë në shtëpi, jo në zyrë. Mos më fol për atë b…

- Epo shyqyr, - u qetësua elbasanlliu. - Më mirë mos të bëjë, se kështu i kena qejf në Elbasan.

Pastaj nga Kavaja. E pyesnin kush ishte nga lista e PD për qarkun e Tiranës. E pyesnin me takt për Aldon.

- Po jo mor burrë, çfarë Aldo thu ti, - thoshte Flamuri. - Nuk e kemi Aldon ikonë të fushatës. Le që ku i shkon mendja atij të bëjë gjëra të tilla, e mbyt fare gruaja. Pastaj çfarë thua ti kot. Unë s’i kam dhënë akoma çelës zyre, ku do bëjë gjë Aldo i shkretë, - ia mbylli Flamuri.

Pastaj ia plasën telefonat nga Gjirokastra. Kishin hall mos ishte Genc Ruli. Aty i iku truri fare Flamurit.

- Po çfarë Genci thua ti mor, - ia preu. - A e pe që ajo ishte romancë me pasion, me tanga, kishin një vit që prisnin ta bënin? Ku e ke gjetur këtë romantizëm te Ruli ti. Dhe kur bën ndonjë gjë, u jep ndonjë punim artistik nga ato që ia falin në Gjirokastër dhe i përcjell.

- Të drejtë ke, - tha dhe ai nga Gjirokastra.

Flamuri nuk dinte si t’ia bënte me këtë histori. E mori dhe njëherë Frangajn në telefon. E pyeti si ishte situata në “Klan” pas kësaj.

- Mos e rruj fare Flamur, se këtu e di gjithë Tirana, s’e ke nxjerrë vetëm ti, - i tha Frangaj. - E rëndësishme është që nuk na ka turpëruar. As na plas fare për të tjerat.

- Mirë e ke ti, - tha Flamuri, - po mua më mbyti telefoni. Duan sqarime. S’di ç’t’u them.

- Thuaj jemi të fituar mor burrë, - i tha Frangaj. - Thuaj, për shembull, që ky mashkulli është mik i doktorit, ajo femra mikeshë e Ramës dhe i bie që doktori ia ka futur Ramës. Ça të them unë tani. Sajo ndonjë gjë të tillë, ça të të them unë.

- Mirë e ke ti, - tha Flamuri, - ashtu po them. S’ka rëndësi kush është, rëndësi ka që jemi para.

Eh dreq, mendoi me vete. Na u bë më keq se sondazhet kjo punë. Dhe këtu u dashka të ketë fitues, sikur njëri ka bërë qejf, tjetri ka vuajtur.

Fiku telefonin dhe hapi numrin që e di vetëm ai burri.

Ai e mori pasdite.

- Flamur, si u mbyll kjo puna e dorëheqjes së Bushatit nga “Klan”-i? - e pyeti.

- Mirë doktor, mirë. Po kalon pa shumë reagime. E kanë ngrënë këtë versionin që e hoqën, se duan të mbulojnë atë skandalin. Vetëm që më bezdisin mua në telefon, më thonë kush është ai burri.

- Flamur, ka rëndësi shumë të thellohet kjo pistë. Është shumë mirë puna. Kështu duhet të vazhdojë. Jam dakord me ty, që është pak bezdi, por duhet ta përballosh. Ka shumë rëndësi kjo deri më 28 qershor. Pastaj të bëjnë ç’të duan. Dhe dëgjo, shiko, ku kam unë takim nesër di gjë ti…? Urdhëro…

- Të shikoj axhendën, - i tha Flamuri. - Po unë them të mos shkosh më në ato rrethe që ke shkuar. Kaseta kemi. Ua çojmë televizioneve t’i transmetojnë dhe pa bërë takime më. Nga një takim për çdo qark na duhet dhe s’ka më nevojë të harxhojmë energji kot. I çojmë sipas një grafiku në televizione, se i transmetojnë këta. U kam thënë, mo t’u shoh këtu rrotull në miting, se ndryshe ua thyen kamerën Garda, dhe ma kanë pranuar të gjithë.

- Shumë mirë. Këtë e ke bërë shumë mirë, - i tha doktori. - Shiko pak merru dhe me këtë punën e “Klan”-it, se do na dëmtojë shumë po doli e vërteta. Hajt mirupafshim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›