E Diel, 1 Nëntor 2026

Rapsodë dhe rapsodi të alpeve shqiptareNga Ernest KoliqiVetëm një muaj pas prangosjes së sekretarit të ambasadës shqiptare në Shkup, policia turke ka arrestuar një tjetër përfaqësues të shtetit shqiptar për trafik droge. Në prangat e policisë ka përf

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Rapsodë dhe rapsodi të alpeve shqiptareNga Ernest Koliqi

Vetëm një muaj pas prangosjes së sekretarit të ambasadës shqiptare në Shkup, policia turke ka arrestuar një tjetër përfaqësues të shtetit shqiptar për trafik droge. Në prangat e policisë ka përfunduar oficeri i policisë në aeroportin e Rinasit, Altin Murra. Së bashku me të janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë shqiptarë, Burhan Markeci dhe Nalton Jaçaj. Mësohet se arrestimi i tyre është kryer në momentin që kanë qenë duke transportuar një sasi droge. Ky është rasti i dytë brenda muajit, kur zyrtarë shqiptarë arrestohen në Turqi për trafik të lëndëve narkotike. Në fillim të muajit të kaluar, në prangat e policisë turke përfundoi sekretari i ambasadës sonë në Maqedoni, Agim Haxhiu, të cilit iu sekuestrua sasia prej 65 kilogramësh heroinë. Në fakt, edhe tre të prangosurve të tjerë shqiptarë ditën e djeshme mësohet se u është sekuestruar drogë e llojit heroinë. Lajmi për arrestimin e tre shtetasve shqiptarë në Stamboll u konfirmua edhe nga burime pranë Policisë së Shtetit, që nuk dhanë detaje për këtë operacion të kolegëve të tyre. Sipas këtyre burimeve, të prangosurit, mes të cilëve edhe një oficer policie në aeroportin e Rinasit, janë kapur në Stamboll në kushtet e flagrancës, duke transportuar një sasi droge, masa e së cilës nuk bëhet e ditur. “Nënkomisar Altin Murra, i diplomuar në Akademinë turke të Policisë, u kap së bashku me dy bashkëkombësit e tij, Burhan Markeci nga Dibra, 39 vjeç dhe Nalton Jaçaj nga Tirana, 35 vjeç”, - thanë këto burime. Mësohet se të prangosurit ishin duke udhëtuar me një maune transportuese mallrash, shofer i së cilës ka qenë Burhan Markeci. Nga të dhënat paraprake, tre të dyshuarit janë arrestuar pas përgjimeve telefonike nga ana e policisë turke. Kjo e fundit kishte kohë që i mbante nën vëzhgim tre të prangosurit, pasi dyshonte se ata ishin të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Duke qenë se dyshohet që ata të jenë pjesë e një rrjeti më të gjerë të trafikut të drogës, policia turke është duke vazhduar hetimet, me qëllim identifikimin dhe prangosjen e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë trafik. Për këtë arsye policia turke nuk ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e djeshëm që çoi në pranga tre shtetasit shqiptarë.

Precedenti

Ky është rasti i dytë që një zyrtar i shtetit shqiptar arrestohet brenda një afati të shkurtër kohor në Turqi për trafik të lëndëve narkotike. Si të mos mjaftonin skandalet e shumta që kanë përfshirë qeverinë, rreth një muaj më parë, kësaj të fundit iu shtua edhe një tjetër i tillë. Agim Haxhiu, sekretar i ambasadës sonë në Maqedoni, u arrestua në Turqi me plot 65 kilogramë heroinë. Arrestimi i tij u krye më datën 2 maj, por lajmi u bë publik nga autoritetet turke vetëm një javë më pas. Kanë qenë shërbimet e Antidrogës së policisë turke dhe ato të Shërbimeve Sekrete, të cilat kanë kryer prangosjen e Haxhiut. Mësohet se arrestimi i tij është kryer, pasi në makinën me të cilën udhëtonte iu gjetën 65 kilogramë heroinë e pastër. Në momentin e arrestimit sekretari i ambasadës sonë në Maqedoni ka qenë duke udhëtuar me makinën e ambasadës, me targa diplomatike. Ky i fundit kishte kaluar me makinën e ambasadës nga Maqedonia përmes Bullgarisë, për të përfunduar më pas në Turqi, ku dhe do të dorëzonte sasinë e drogës, gjë të cilën nuk ka arritur dot ta kryejë, pasi është arrestuar. Mendohet që Haxhiu të jetë pjesë e një grupi të gjerë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe ka luajtur rolin e korrierit. Kjo, duke parë dhe lehtësinë e tij për të lëvizur me automjetin dhe pasaportën e tij diplomatike. Mësohet se autoritetet turke kanë pasur më parë informacione për përfshirjen e Haxhiut në trafikun e drogës dhe për këtë arsye e kanë mbajtur nën vëzhgim atë, duke e arrestuar me sasinë e konsiderueshme prej 65 kilogramësh heroinë. Agim Haxhiu nuk bën pjesë në listën e diplomatëve të karrierës, pasi ai është përfshirë në radhët e shërbimit diplomatik rreth tre vite më parë, ndërsa para kësaj kohe punonte si gazetar në Agjencinë Shtetërore të Lajmeve, ATSH. Vetëm pak muaj më parë, një tjetër skandal i ngjashëm ndodhi me ambasadën tonë në Itali, ku shoferi i ambasadës u arrestua me një kilogram heroinë, të cilën po e transportonte me anë të automjetit të punës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›