E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetët kosovarë takim në komisionin e ekonomisë

Një delegacion me deputetë kosovarë është takuar sot me anëtarët e komisionit të ekonomisë ku në fokus të takimit ka qënë taksa që Kosova i ka vendosur çimentos që transportohet nga Shqipëria.
 

Në një prononcim për mediat pas takimit, anëtari i komisionit Gjok Uldedaj theksoi se deputetët nga Kosova pranuan që taksa e çimentos është e dëmshme ndërsa premtuan që do të gjendet një zgjidhje shumë shpejt për këtë problem.
 

Sipas Uldedajt në takimin me deputetët kosovarë u pranua që kjo taksë nuk do të jetë e përhershme.
 

Ndërkohë Ministrja e Tregtisë Mimoza Kusari-Lila ka vendosur të “bllokojë” hyrjen e çimentos së Shqipërisë në Kosovë.

Sipas saj, kompanitë që e importojnë nga vendi ynë këtë mall, lëndë të parë të rëndësishme për sektorin e ndërtimit, duhet të paguajnë një tarifë prej 35% të vlerës së importuar dhe kjo bëhet për të mbrojtur prodhimin e vendit
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›