E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tensione mes BE dhe SHBA në G20

Mbërritja e Presidentit Barack Obama në samitin G20 ne Los Cabos

Obama anulon takimin mes drejtuesve të vendeve evropiane. Madridi, tregu më i keq evropian. Merkel: Athinë, respekto marrëveshjet!

Los Cabos (Meksikë) Tension mes Shteteve të Bashkuara dhe BE në takimin e G20 në Meksikë mbi problemin e rritjes së ekonomisë botërore. Takimi i parashikuar në vijim në lokalitetin e Los Cabos mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama dhe drejtuesve të vendeve anëtare të BE-së u anulua, por mund të mbahet sot. E kanë bërë të ditur këtë burime nga Shtëpia e Bardhë, të cilave iu referohet TM News.

Takimi duhet të bëhej në fund të darkës mes krerëve të shteteve dhe qeverisë së G20, darkë që përfundoi me vonesë, krahasuar me orarin e parashikuar.

Por rezultati i votimit në Greqi nuk ka mjaftuar për të qetësuar tregjet. E ka pohuar këtë kryeministri italian, Mario Monti, gjatë një dite me tronditje financiare, e cila edhe pse ndjeu rezultatin pozitiv elektoral në Athinë, ku fitoi partia konservatore pro-euro, Qendra e Biznesit u mbyll me deri -2,85%. Një mbyllje kontraktuese për listat evropiane, ku Madridi ishte më keq, keq edhe Parisi, ndërsa Londra dhe Frankfurti e mbyllën me rritje pozitive.

Ka reaguar edhe Angela Merkel ndaj Athinës: “Greqia duhet të respektojë impenjimet e marra brenda kohëve të përcaktuara”. Pikërisht për të përballuar krizën është fiksuar një takim bilateral mes Merkel dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama. “Po shohim që tregjet nuk janë të bindur se efekti Greqi mjafton”, ka thënë nga ana e tij Monti. Mbetet fakti që ka evidentuar agjencia Fitch në një raport analizash, i shpërndarë pas konsultimeve elektorale, se rezultatet kanë larguar rreziqet më të mëdha, vendi dhe hapësira euro nuk janë më buzë humnerës, por kriza mbetet e pazgjidhur”.

Spanja gjithashtu, përveç çekuilibrimeve në fondet publike, duhet të ndërhyjë në një sistem bankar me institucione të shkatërruara keq për shkak të ekspozimit të tyre në sektorin e pronave.

Për këto arsye, është bërë e ditur se do të kërkojë ndihmë nga BE, por kjo deri tani nuk ka mjaftuar që të ulë alarmin e tregjeve. Sot Banka e Spanjës ka referuar se, huamarrjet e këqija nëpër banka janë shtuar në nivelet maksimale të historisë së saj.  /M.A./

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›