E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetvendosja nuk ka votat e duhurapër Demacin

PRISHTINE-Lëvizja Vetëvendosje ka përjashtuar mundësinë qe ta propozojë Adem Demaçin për president, edhe pse ky i fundit është shprehur i gatshëm për ta ushtruar këtë funksion. Glauk Konjufca, pas takimit qe pati me ushtruesin e detyrës së Presidentit, Jakup Krasniqi, tha se Demaçi nuk do të propozohet për president, pasi Vetëvendosje nuk i ka votat e mjaftueshme për një gjë të tillë.

Konjufca theksoi se në takimin qe pati me Krasniqin, ka rikonfirmuar se vendi është ne gjendje të rëndë dhe duhet të gjendet zgjidhje për të dalë nga kriza. Sipas tij është e rëndësishme të ndryshohet Kushtetuta, sidomos në njërën nga nenet ku i njihet popullit të Kosovës e drejta e Vetëvendosjes.

(d.b/KohaDitore/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›