Meta Ina Rama nje aktore politike. Nuk jane ekspertuar zerat ne video
Kryetari i LSI-se Ilir Meta akuzoi dje nga Korca Prokuroren e Pergjithshme se po luan rolin e nje aktoreje politike. Duke folur rreth ekspertizes se videos se Dritan Priftit Meta tha se Prokuroria nuk ka dashur te nxjerre te verteten e bisedes se videos. Dje eshte transmetuar neper televizione dhe sot edhe neper gazeta kerkesa e Prokurores se Shtetit e cila per fat te keq edhe ne kete rast sikurse edhe ne raste te tjera tregon se nuk eshte Prokurore e Shtetit se eshte nje aktore politike ne sherbim te nje klani te caktuar se nuk ka asnje vullnet per te sqaruar per te hetuar ne lidhje me videon e dhene ne emisionin Fiks-Fare mbi bazen e te cilit vete Prokuroria ka nisur hetimet.
Prokuroria eshte garante per zbatimin e ligjit nuk mund te jete Prokurorja e Pergjithshme lojtare politike apo aktore politike u shpreh Meta gjate nje takimi paraelektoral ne Korce. Sipas tij eksperti amerikan ka cilesuar qarte se video nuk eshte e plote dhe se zeri ne video nuk vertetoi segmentin e audios. Sipas tij pyetjet qe Prokuroria i kerkon ekspertit per te dhene pergjigje nuk ndihmojne ne zbardhjen e se vertetes se permbajtjes se videos por vetem vertetohen se personat qe jane te filmuar aty jane Dritan Prifti dhe Ilir Meta. Pyetja ime eshte se si shpjegohet qe kur eksperti paska thene konkluzionin qe videoja e transmetuar ne televizion eshte gjysma e saj qe eshte ne programin kompjuterik sa eshte gabimi ketu si video si pamje eshte 0 Pra ja ku kemi nje shenje te qarte te mungeses se vullnetit per te qene transparente jo perpara Ilir Metes por perpara qytetareve shqiptare. Ju Znj. Prokurore kete video ku problemi kryesor jane zerat sepse mbi bazen e tyre eshte ndertuar akuza dhe eshte pasqyrimi dhe transkriptimi zerave me titra pra ju kete video e cuat ne nje studio pa vesh pyet Meta. Sipas tij Prokuroria ka shtuar dhe nje akuze tjeter qe nuk ishte ne video per te cilen thote se per kete lloj afere pra sipas Dritan Priftit nga shtetasi Ilir Meta i eshte ofruar oferta financiare per perfitim te paligjshem deri ne nje milion dollare te cilat do ndaheshin mes tyre. Si mund te jete fakt nje deklarate e papergjegjshme e nje personi te njohur tashme boterisht per papergjegjshmerine e tij. Kreu i LSI-se i kerkoi dje Prokurores se Pergjithshme te jape doreheqjen. Ne rast se Prokurorja vendos kete standard atehere ajo duhet te jape doreheqjen si Prokurore e Pergjithshme sepse pak vite me pare eshte akuzuar publikisht se ka marre nje shume prej disa qindra mijera eurosh per emerimin e nje prokurori ne nje rreth shume te rendesishem dhe ne kete menyre ti jape mundesi vetes te pastrohet nga akuza te tilla. Ne rast se vendosen keta precedente dhe quhen fakte deklaratat e papergjegjshme te njerit dhe tjetrit atehere mbi bazen e deklarates se z. Prifti qe e ka pare Edi Ramen duke marre kokaine dhe droge dy here nje here ne 2002 dhe nje here ne 2005 dhe aq me teper qe ai dha garanci qe Edi Rama merrte 3 mije euro droge ne dite u shpreh Meta. Duke e lidhur ceshtjen e videos me ngjarjet e 21 janarit Meta tha se kjo eshte jo thjesht nje beteje imja por nje akuze politike qe eshte formuluar prej Edi Rames per te nxitur dhunen dhe gjakderdhjen ne vend.
Reagimi
Partia Socialiste reagoi pas akuzave te kryetarit te LSI-se Ilir Meta ndaj Prokurores se Pergjithshme Ina Rama. Deputetja socialiste Olta Xhacka tha se sulmet e Metes ndaj Prokurorise tregojne sikletin e tij ndaj hetimeve per korrupsion. Vetem nje njeri i kapur me shpatulla pas murit me ze e me figure teksa vjedh mund te veproje si Ilir Meta. Nga nje ane te ftoje Prokurorine te hetoje e nga ana tjeter ta sulmoje ate paturpesisht u shpreh Xhacka.
Aristir Lumezi