I pushon zemra për 45 minuta, "ringjallet"
Një 45-vjeçar amerikan pas 45 minutash i vdekur teknikisht “ringjallet” sërish dhe del nga spitali shëndoshë e mirë. Mjekët thanë se kthimi i tij në jetë ishte një mrekulli. Normalisht mjaftojnë 10 minuta infarkt kardiak për t'i sjellë dëme të mëdha aktivitetit celebral dhe jo më shumë se 15-18 minuta për të shkaktuar vdekjen. Por në rastin e Josef Tiralosit, 45 minuta në botën tjetër ishin thjesht një udhëtim i shkurtër. Ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.