Deputetet ne Shen Valentin
Jemi mesuar t’i shohim duke folur per politiken, duke diskutuar per ligje, duke sulmuar njeri-tjetrin, madje dhe duke bere sherr ne sallen e Kuvendit. Por dje, disa nga deputetet shqiptare i kemi pare ne anen me njerezore te tyre, ne diten e te dashuruarve. Secili duke menduar per nje dhurate per njeriun e jetes, me nxitimin e zakonshem per te perfunduar pune dhe per te qene ne dispozicion te kesaj dite, te kthyer tashme ne tradite per shqiptaret. Megjithate, dita e Shen Valentinit qe ne nisje te saj i ka detyruar deputetet ta nisin me pune. Kjo sepse, ne oren 10:00 te paradites se djeshme, ata duhet te merrnin pjese ne seancen plenare te radhes, e cila zgjati deri pak pas mesdite. Por axhenda e ngjeshur e diskutimeve dhe rendi i gjate i projektligjeve per te votuar, nuk e ka penguar nje pjese te tyre te shkeputen per pak caste dhe t’u drejtohen kafeve afer selise se Kuvendit per te pire keshtu “kafen e festes” me partneret e tyre, qe shenon dhe parafesten, e cila pasohet me dhuratat surprize dhe me darken. Por, pjesa derrmuese e deputeteve qendruan ne salle, kjo per faktin se nuk e konsideronin 14 Shkurtin si feste, apo kishin zgjedhur darken per te festuar diten e te dashuruarve.
Ne lidhje me Shen Valentinin te perzgjedhurit e shqiptareve ndajne mendime te ndryshme, por i rendesishem eshte fakti se pjesa me e madhe tyre e konsiderojne 14 shkurtin si nje feste dhe ne menyre simbolike urojne dhe gjejne rastin t’ju shprehin dashurine partnereve dhe partnereve te tyre. Keshtu, deputeti i PR-se, Albert Faruku dhe ai i PS-se, Marko Bello, deklarojne se do t’u dhurojne partnereve te tyre lule me rastin e kesaj feste. Lulet jane zgjedhja edhe e kreut te PDK-se, Nard Ndoka, por ato duhet te jene portokalli, si vete ngjyra simbolike e demokristianeve. Por nuk mungojne edhe deputetet, te cilet nuk preferojne te festojne 14 Shkurtin. Nje rast i tille eshte edhe deputeti i PD-se, Edi Paloka, i cili jo vetem nuk e ka festuar asnjehere Shen Valentinin, por e krahason ate edhe me diten e Genjeshtrave.
Skeptike ndaj kesaj feste shprehet edhe deputetja e PS-se, Rajmonda Stefa. Madje, ajo deklaron se dhuratat e kesaj dite i duken te sforcuara dhe te shtira. As deputeti i PD-se, Prec Zogaj, nuk preferon te festojne Shen Valentinin, duke e konsideruar nje feste te shpikur rishtazi dhe me target per te rinjte. Ne lidhje me vendin se ku do ta kalojne festen, deputetet shprehin preferenca te ndryshme. Disa preferojne te kalojne qetesisht ne shtepi, disa te tjere ne restorant, madje deputeti socialist, Taulant Balla, preferon qe se bashku me partneren e tij te festoj ne PUB, ndonese mund ta gjeje veten te nesermen ne faqet e para te gazetave. Por, ka edhe deputetet si Petro Koci, te cilet cmimi i rritur i bukes dhe i produkteve te tjera mund t’i ndalojne te festojne nje Shen Valentin te mbare dhe mos kokecares. Gjithsesi, ne ambientet e Kuvendit vihej re nje levizje, nje nxitim per te kaluar sa me mire kete feste.
Enkelejd Alibeaj
Nje pjese e politikaneve, edhe pse kane dashur ta festojne Shen Valentinin, nuk kane mundur ta realizojne kete. I tille eshte edhe rasti i ministrit te ri te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, i cili dje ndodhej ne France, per nje vizite zyrtare. “Sot nuk kam mundur te festoj dhe te as te bej dhurate. Jam ne Paris, por jo per Shen Valentinin, por per samitin e frankofonise”, shprehet jo pa keqardhje ministri i Drejtesise.
Taulant Balla
Deputeti socialist, Taulant Balla, e feston Shen Valentinin, madje deshira e tij eshte qe ta kaloje mbremjen e kesaj dite ne PUB. Por kjo zgjidhje mund t’i kushtoje edhe prishjen e lirise, sepse paparacet nuk do te ngurrojne t’i perplasin ne fytyre blicin e aparateve fotografike. Deputeti Balla nuk deshiron te zbuloj dhuraten qe do t’i bej partneres se tij, duke e cilesuar kete si dicka private.
Marko Bello
Deputeti socialist, Marko Bello, ka preferuar qe ne diten e Shen Valentinit te dhuroje nje tufe me lule. Sipas tij, lulet jane nje dhurate qe i pelqejne shume bashkeshortes dhe pikerisht per kete arsye dhe socialisti Bello nuk i ndahet tradites. Keshtu dhe per kete feste do te jene lulet dhurata per te shoqen, e pasuar dhe nga nje darke, te cilen ende nuk e kishte precizuar ku do ta realizonte.
Arta Dade
“Qe ne mengjes kam marre nje karafil te kuq dhe kete nga mamaja ime”. Keshtu u shpreh sekretarja per Marredheniet me Jashte ne PS, Arta Dade. Por, me sa duket, festa fillonte dhe mbaronte vetem me kaq, pasi, sipas saj, dita e djeshme perfshinte nje axhende te ngjeshur takimesh, e keto ne aspektin politik, pasi qe ne dreke Dade u nis per Kroaci, ne nje takim qe do te zhvillonte me OSBE.
Rajmonda Stefa
Per deputeten socialiste Rajmonda Stefa, dhuratat ne kete dite ishin dicka jo shume e pelqyeshme, pasi per te jane te sforcuara dhe nuk sjellin ndonje gje te vecante ne rrjedhen normale ditore te jetes. “Nuk me pelqejne keto lloj festash dhe dhuratat ne keto dite me duken dhurata te sforcuara”, shprehet Stefa, duke lene te kuptohet se nje dite e tille nuk i ngjall asnje pershtypje.
Petro Koci
Deputeti socialist, Petro Koci, kete vit ka dashur te ruaje intimitetin e kesaj dite, duke mos dashur te beje publike dhuraten e tij, apo planin sa i takon festimit te Shen Valentinit. Keshtu, duke e percjelle me humor qendrimin e tij, Koci ia le mungeses se buxhetit familjar mos realizimin e nje dhurate apo organizimit festiv. Per te, jane mbaruar leket, per shkak te cmimeve te larta.
Albert Faruku
Deputeti i ri republikan, Albert Faruku, shprehet se ai e feston Shen Valentinin dhe i jep rendesine e duhur cdo vit kesaj feste. Kete vit, Faruku rrefen se do te kaloj festen qetesisht ne shtepi. Per sa i perket dhurates, ajo do te jete patjeter nje tufe me trendafila te kuq. “Te gjithe ne kete dite duhet te dhurojne trendafila te kuq, si simbol i dashurise”, sugjeron deputeti republikan.
Tritan Shehu
Kryetari i Grupit parlamentar te demokrateve te reformuar, Tritan Shehu, duhet paksa i bezdisur nga pyetja ne lidhje me festimet per 14 Shkurtin. “Nuk e kam vendosur ende, te shoh se c’do bej”, eshte pergjigjja e tij e shkujdesur, teksa ngjit shkallet e Kuvendit ne lidhje me diten e te dashuruarve. Por mesohet se Shehu eshte politikani qe asnjehere nuk harron te beje dhurate ne kete dite.
Prec Zogaj
Shen Valentini duket se nuk hyne ne diten e preferuara te deputetit te Partise Demokratike, Prec Zogaj. Ai thekson se nuk do festoje kete feste dhe nuk e ka zhvilluar asnjehere asnje festim me 14 shkurt. Duke buzeqeshur, shton se jane te rinjte, ata te cilet me shume se te tjeret duhet ta festojne dhe perjetojne Shen Valentinin. Duke perjashtuar ne kete menyre, teper heret, veten nga skalioni i moshes se mesme.
Nard Ndoka
Kryetari i demokristianeve, Nard Ndoka, rrefen se per Shen Valentin do te dhuroje lule te ngjyres portokalli, duke qene se kjo ngjyre perfaqeson edhe partine qe ai drejton. Nga ana tjeter, ministri i Shendetesise nuk harron te shtoje se demokristianet dhe ai vete e festojne kete feste me familjen dhe ajo qe eshte me e rendesishme eshte se dhurojne shume dashuri... per familjen e tyre.
Edi Paloka
Deputeti i Partise Demokratike, Edi Paloka, e krahason Shen Valentinin me diten e Genjeshtrave, me 1 Prill. “Shen Valentini eshte dita e rrenave, vetem se ne ndryshim nga 1 Prilli, ku ka shumellojshmeri genjeshtrash, me 14 Shkurt ka vetem nje genjeshter sepse te gjithe thone “Te Dua”, shpjegon Paloka edhe arsyet se perse asnjehere nuk e ka festuar 14 shkurtin, diten e te dashuruarve.