Deputetet ne fushate bllokohen komisionet hetimore te Kuvendit
TIRAN- Edhe pse i ngritur me shpejtesi nga ana e mazhorances Komisioni Parlamentar qe do te hetonte ngjarjet e 21 janarit eshte ne prag te deshtimit te tij te plote. Ka me shume se nje muaj qe anetaret e komisionit nuk kane zhvilluar asnje mbledhje duke lene pezull te gjitha veprimtarise qe ishin parashikuar gjate periudhes se tij.
Data 23 prill shenon edhe skadimin e afatit te ketij komisioni por me angazhimin e deputeteve neper zonat e tyre elektorale dhe me nderprerjen e jetes parlamentare ky komision mund te cilesohet si i deshtuar. Edhe ne rast te mbledhjes vetem ne momentin e fundit ky komision nuk ka realizuar pjesen me te madhe te objektivave te tij cka do ta nxirrte raportin jo te plote.
Gjithashtu ky komision nuk ka mundur qe te zhvilloje nje seance degjimore me kreun e shtetit Presidentin e Republikes Bamir Topi apo kryetarin e SHISH Bahri Shaqiri. E vetmja qe u paraqit ishte kryeprokurorja Ina Rama e cila refuzoi qe ti pergjigjej pyetje duke e argumentuar me procesin hetimor qe eshte i pambyllur nga organi i akuzes.
Komisioni Hetimor per ngjarjet e 21 janarit ka nje afat 3 mujor i cili fillon nga dita e miratimit te tij ne seancen plenare me date 23 janar. Por ne konferencen e fundit te kryetareve te grupeve parlamentare u vendos qe te nderpritej perkohesisht jeta parlamentare duke perfshire komisionet dhe seancen plenare per periudhen zgjedhore pasi deputetet jane te angazhuar neper zonat e tyre zgjedhore.
Edhe pse e nderprere veprimtaria ne Kuvend afati i komisioneve hetimore vazhdon qe te konsumohet pasi Kuvendi nuk ka pezulluar afatet dhe per rrjedhoje ditet quhen te humbura. Nje shqetesim i tille i ngjashem eshte ngritur edhe per komisionin tjeter hetimor per veprimtarine e organeve drejtuese te Kuvendit ku kryetari i ketij komisioni Erjon Brace nepermjet nje letre i ka kerkuar kryetares Topalli te pezulloje afatet e komisionit per periudhen qe deputetet do te jene te angazhuar per zgjedhjet.
Sipas ligjit per organizimin dhe funksionim e komisioneve hetimore raporti perfundimtar i paraqitet seances plenare te Kuvendit brenda shtate diteve nga data e marrjes se vendimit te komisionit. Socialistet nuk kane pranuar qe te marrin pjese ne kete komision duke e cilesuar ate politik nisur edhe nga objekti i hetimit te ketij komisioni ne te cilen thuhet se qellimi i demonstrates se socialisteve ka qene permbysja e rendit kushtetues.
Shtyrjet
Shtyrja e mbledhjeve te Komisionit Hetimor eshte nje fenomen qe ka ndodhur shpesh kohet e fundit. Me date 14 shkurt per shkak te angazhimit te deputeteve neper zonat e tyre elektorale per perzgjedhjen e kandidateve per kryetar bashkie dhe komune Komisioni shtyu nje nga mbledhjet per ne daten 17 shkurt. Por kjo mbledhje nuk u zhvillua asnje here.
Dy muaj me pare Kuvendi njoftonte shtyrjen e mbledhjes se komisionit hetimor parlamentar per hetimin e veprimtarise se institucioneve para gjate dhe pas dates 21 janar. Sipas nje njoftimi zyrtar shtyrja erdhi per shkak se disa anetare te komisionit ishin te ngarkuar me axhenden e diteve ne vijim.