E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec atentat me eksploziv kreut te fushates te socialisteve

POGRADEC- Atentat me lende eksplozive familjes se kreut te shtabit elektoral te Partise Socialiste ne qytetin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te dites se djeshme kur ne banesen e familjes Syzo e cila ndodhet ne lagjen numer 1 te ketij qyteti eshte degjuar nje shperthim i fuqishem eksplozivi.

Per pasoje jane demtuar xhamat e apartamentit te tyre i cili ndodhet ne katin e pare si dhe xhama te dritareve te pallatit deri ne katin e trete. Shperthimi i eksplozivit per fat te mire nuk ka sjelle pasoja ne njerez. Ne kohen e shperthimit ne apartament ndodhej vetem gruaja e shtepise e cila vetem sa eshte alarmuar nga tronditja. Burri i saj dhe djali nuk kane qene te pranishem ne ate kohe ne banese.

Policia qe ka shkuar ne vendngjarje ka konstatuar se si pasoje e shperthimit te eksplozivit eshte thyer dritarja e baneses dhe xhama te nje furre buke perballe saj. Demtimi me eksploziv eshte shkaktuar ne banesen e 56 vjecarit Vasfi Syzo dhe ka si piste kryesore ate te konfliktit qe djali i kesaj familjeje ka pasur me pare me persona te tjere- beri te ditur policia rajonale e Korces per kete ngjarje.

Policia shtoi se djali i familjes Syzo ka precedente penal ate te plagosjes se nje personi ne Pogradec dhe ky mund te jete shkaku i atentatit me eksploziv ne shtepine e tij. Policia tha se ende nuk e ka percaktuar sasine e eksplozivit te perdorur nderkohe qe ende nuk ka identifikuar personat qe kane vendosur lenden eksplozive.

Ky eshte incidenti i dyte elektoral ne qytetin e Pogradecit pas atij te pak diteve me pare kur u shkruan parulla te shumta ne qytet qe denigronin figuren e kryebashkiakut Artan Shkembi i cili kandidon per here te trete. Por nje version tjeter krejt ndryshe nga ai i policise ka dhene kreu i shtabit elektoral te partise socialiste Vasfi Syzo.

Ai ka shpjeguar se motivet e ketij atentati jane teresisht politike. Une jam militant i Partise Socialiste por ne te njejten kohe edhe kryetar i shtabit elektoral i kesaj partie. Them me bindje te plote se arsyet e atentatit jane 100 politike- ka thene Syzo.

Deklaraten e tij e ka mbeshtetur edhe kreu aktual i bashkise se Pogradecit Artan Shkembi. Sipas tij ngjarja eshte politike dhe pergjegjes per ate qe ka ndodhur eshte LSI-ja. Perballja me LSI-ne po behet teper e eger. Militante te kesaj partie jane autoret e incidentit te radhes. Policia e Shtetit duhet te nderhyje ne menyre urgjente ne te kundert ajo po inkurajon kriminelet- u shpreh Artan Shkembi.

Precedenti
Ky eshte incidenti i dyte brenda nje jave ne qytetin e Pogradecit. Pak dite me pare ne prag te vizites se kreut socialist Edi Rama ky qytet u mbush me parulla kunder kandidatit socialist per kryetar bashkie Artan Shkembi dhe opozites. Artan Shkembi ne litar Prokurore arrestoni Artan Shkembin. Poshte PS kane qene disa nga parullat e shkruara me boje te zeze ne dhjetera mure te qytetit si dhe pergjate rruges nacionale Qafe-Thane - Pogradec.

LSI Nuk kemi lidhje me ngjarjen
Levizja Socialiste per Integrim ka reaguar dje pas atentatit ne Pogradec duke pohuar se ajo nuk ka asnje lidhje me ngjarjen dhe se gjithcka eshte fabrikuar nga Artan Shkembi dhe Edi Rama. Ne lidhje me ate cfare ka ndodhur sot ne Pogradec jo vetem i bej thirrje autoriteteve shteterore organeve te hetimit policise se shtetit dhe prokurorise te hetojne me shume pergjegjesi dhe me shume profesionalizem por nderkaq i ftoj qe te marrin ne pyetje edhe vete z. Shkembi dhe ai te deshmoje ne rruge shteterore dhe ligjore gjithcka di edhe gjithcka qe e lidh me personat ne fjale dhe me incidentin e shkaktuar prej tyre- tha dje Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›