E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetet, ngjeshin punen ne fund vitit

Ne dhjete ditet e mbetura te punes per kete sesion parlamentar, Kuvendi ka percaktuar nje axhende teper te ngjeshur per te miratuar disa nga projektligje te mbetura pezull prej kohesh. Keshtu, brenda ketij sesioni, deputetet kane planifikuar te mbyllin disa prej projekteve te diskutuara prej kohesh. Pervec debateve jashte rendit te dites, te zgjedhurit kane vendosur te miratojne sot projektligjin per "Gjykimin e mosmarreveshjeve administrative dhe organizimin e Drejtesise Administrative", "Per sistemin fiskal ne sektorin e hidrokarbureve (kerkim - prodhim)", si dhe "Kodi i Procedures Civile i Republikes se Shqiperise". Projekte te diskutuara gjate ne komisione. Paketa e reformes ne sistemin e drejtesise, do te jete pjese e diskutimeve ne sesionin e ardhshem parlamentar, i cili eshte edhe i fundit per kete mandat 4 vjecar te Kuvendit. Po keshtu mbetet dhe nisma e hershme e maxhorances per kufizimin e imunitetit te deputeteve. Nisme e cila kerkon 84 vota ne Kuvend per tu miratuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›