E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistet akuze qeverise per pasigurine ne vend

Partia Socialiste ngre zerin se ne vend nuk ka siguri me per jeten per punen apo per rrugen. Duke marre shkas nga venia e zjarrit ne automjetin e Drejtorit te Qarkullimit Rrugor te Tiranes, Krenar Ahmeti, zedhenesja e kryesise socialiste Mimi Kodheli tha se ky eshte nje vertetim i dhunes dhe pasigurise ne vend. Qe po ndodh gjithnje e me shpesh me kete qeveri ne pushtet sipas saj. "Askush nuk eshte i sigurt ne kete vend ku gjithkush eshte i kercenuar nga pasiguria e jetes, e punes, e rruges. Ky eshte jo vetem nje tjeter rast ne fillin e rasteve te perditshme te dhunes e pasigurise, por edhe nje rast vecanerisht flagrant per te reflektuar mbi nevojen e ndryshimit e madh qe na duhet', tha Kodheli. Ajo i beri thirrje qeverise qe te marre masa serioze dhe te reagoje menjehere per te kapur fajtoret ne te tilla raste. Ajo theksoi se ne te tilla raste duhet te reflektohet qe te gjithe te bashkohen per largimin sa me pare te kesaj qeverie.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›