E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi CARDS financoi 1.4 milion euro për përmirësimin e shërbimit metrologjik në Shqipëri

Progarmi CARDS i financuar nga Komuniteti Europian, po financon 1.4 milion euro për përmirësimin e standardeve në shërbimin e metrologjisë në vendin tonë. Drejtoresha e Institutit Kombëtar të Shërbimit Metrologjik, Myrvete Pazaj, tha sot për ATSH-në se, ky financim do të përdoret për përmirësimin e legjislacionit shqiptar në fushën e metrologjisë, sipas standardeve europiane, mbështetje teknike për sektorin e matjes si dhe për rehabilitimin e plotë të laboratorëve të kontrollit të paisjeve matëse.  Sipas Pazajt, një nga objektivat kryerorë të Institutit të Metrologjisë, është mbrojtja e konsumatorit nga informaliteti i peshave si dhe të ofrojë shërbimin e kalibrimit për të gjithë njësitë tregtare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›