E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria miratoi sot disa kontrata të mëdha për konçesionet

Qeveria miratoi të mërkurën në mbledhjen e saj të radhës disa kontrata të mëdha për koncensionet. Kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij para anëtarëve të kabinetit qeverisës tha se 'tre janë kontratat e mëdha koncensionare që do të miratohen sot nga Këshilli i Ministrave. Kështu do të miratohet kontrata koncensionare për kaskadën e lumit Devoll, një projekt madhor në Europë në fushën e energjisë elektrike ujore. Kontrata e dytë koncensionare është dhënia me koncension e një sipërfaqeje prej 1 mijë hektarësh për mbjelljen e ullinjve, ndërsa projekti i tretë është dhënia e lejes për ndërtimin dhe përdorimin e terminalit të gazit natyror të lëngshëm në parkun energjitik në bregdetin e Fierit, të një gazjellësi nëndetar që do të lidhë Shqipërinë dhe Italinë me burimet kaspike". Në mbledhjen e sotme, kryeministri Berisha veçoi si shumë të rëndësishëm dhe miratimin e vendimit për ndalimin me ligj të të gjitha prokurimeve publike joelektronike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›